AFGANISTAN
Largimi i trupave amerikane nga Afganistani ka sjellë festë në Kabul. Mediat e huaja raportojnë se të shtëna janë dëgjuar në kryeqytetin afgan fill pas largimit të avionit të fundit të SHBA me trupat e fundit ushtarakë.
Këto duhet të jenë të shtënat e para që sinjalizojnë një festë dhe jo një sulm terrorist të radhës.
Tashmë aeroporti i Kabulit është i gjithi i talebanëve të cilët pritet që gjatë kësaj jave të shpallin qeverinë e re.