VIDEO/ Sulmohen zyrat e gazetës më të madhe në Holandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku një furgon ka goditur hyrjes kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”, e cila e ka quajtur një akt të qëllimshëm.

Sipas policisë holandeze, bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”. “Nuk do të na frikësojnë”, – ka shkruar “De Telegraaf”, duke konfirmuar që asnjë persona nuk është lënduar.

Që në të shkuarën, gazeta kishte marrë kërcënime të ndryshme. Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se është larguar në bodin e një makine “Audi” të drejtuar një person tjetër.

“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘de Telegraaf’-it, është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, – ka shkruar në “Twitter” kryeministri holandez Mark Rutte./a.ç

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com