• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Studentët, kategoritë që përfitojnë arsim falas në bachelor dhe master

by Java News
18/01/2019 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, Kryeministri Rama, se bashku me ministren e Arsimit Besa Shahini, dhe disa ministra te tjere prezantuan dokumentin përfundimtar të Paktit për Universitetet.

Në këtë dokument, ashtu siç ishte paralajmëruar, përveç realizimit të tetë kërkesave kyçe të studentëve, do të përmbushen edhe një numër kushtesh të tjera të pakërkuara.

Përsa i përket pagesave, plotësohet kërkesa bazë për reduktimin e tarifave të shkollimit me 50% për të gjithë studentët, pa përjashtim. Jane mbi 90 mije studente qe perfitojne nga VKM per tarifat.

Studentët që vijnë nga shkollat e mesme me mesatare mbi 9, si dhe të gjithë ata që mbajnë këtë mesatare gjatë ciklit bachelor, do të përfitojnë arsim tërësisht falas.

Megjithatë, qeveria ka zgjeruar skemën e përfituesve të arsimit falas edhe me tetë kategori të tjera shtesë, diçka që nuk ishte kërkuar nga ana e studentëve.

Duke nisur nga ky vit akademik, studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor, nuk do të paguajnë më pavarësisht mesatares së tyre.

Njëkohësisht, çlirohen nga detyrimi i pagesës të gjithë studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme.

Kategori të tjera përfituese do të jenë jetimët, deri në moshën 25-vjeçare, ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate, ata të cilët identifikohen si viktima të trafikut të qënieve njerëzore apo studentët romë dhe ballkano-egjiptianë.

Dy kategori të tjera përfituese do të jenë të gjithë fëmijët e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të sistemit komunist apo fëmijët e punonkjësve të Policisë së Shtetit, Gardës, zjarrëfikësave, SHISH-it apo Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Për të gjitha këto kategori, lehtësirat do të shtrihen edhe në ciklin e dytë të studimeve.

Për programet master, të gjitha kategoritë e lartpërmendura do të paguajnë vetëm 50% të tarifës. E njëjta lehtësi parashikohet edhe për të gjithë ata studentë, të cilët ciklin bachelor do ta mbyllin me një mesatare 9 ose më të lartë./a.cupaj

Next Post
Teknologjia/Nga puna pushohet edhe një… robot!

Teknologjia/Nga puna pushohet edhe një… robot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In