• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Studentët e dhjetorit “braktisën” podiumin e Berishës në Ditën e Rinisë! Nga Hajdari te Arbnori e Patozi, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990

by S T
10/12/2024 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë themelues, asnjë bashkëkohës dhe as studentë dhjetori nuk u shfaqën në podiumin e Sali Berishës këtë 8 dhjetor. Përballë disa të rinjve militantë të PD-së, në krah ndonjë personazh pa protagonizëm që ka qëlluar të ketë qënë një ndër 6 mijë studentët e dhjetorit ’90, Sali Berisha shfaqet ende si lider i PD-së pas 34 vitesh prej themelimit.

Por, cila është rruga e bashkëkohësve të tij, protagonistëve ’90?

Përmes një hulumtimi të shpejtë konstaton se Berisha ka mbetur vetëm.
Rënia e diktaturës komuniste në dhjetor ’90, u pasua me krijimin e një elite politike, shumica e të cilëve vinin nga PPSH, partia shtet që mbajti vendin në 50 vite diktaturë.

Gjithsesi pritej që me demokratizimin e vendit, të krijohej një model i ri i qarkullimit të elitave. Pritej që kjo të ndodhte së pari në PD. Por, historia dëshmoi krejt të kundërtën.

PPSH, që do të merrte emrin Partia Socilaiste e Shqipërisë, e krijoi traditën e qarkullimit të elitave përmes një procesi të debatit të brendshëm në parti.

Janë larguar nga Partia Demokratike të gjithë themeluesit. Disa kanë ndërruar jetë si Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, ndërkohë janë tërhequr prej vitesh themelues të tjerë si Aleksandër Meksi, Genc Ruli, Rexhep Uka, Neritan Ceka, Arben Imami, Arben Demeti, Preç Zogaj etj. Janë larguar gjenerata të mëvonshme politikanësh të kohës së Astrit Patozit, Majlinda Bregut etj. Por në krye të PD-së ka mbetur Sali Berisha.

Në krahun tjetër, elita drejtuese e PS-së është ndryshuar plotësisht. Është tërhequr nga politika lideri historik i kësaj partie Fatos Nano. Ai dha dorëheqjen në shtator 2005 kur humbi zgjedhjet dhe nuk u kthye më me rol aktiv në politikë. Janë tërhequr nga politika të gjtihë themeluesit dhe ish-drejtuesit e forumeve të kësaj partie si Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Namik Dokle, që i përkasin elitës së vitit 1990. Janë larguar edhe politikanë të brezave të mëvonshëm dhe në forumet drejtuese të PS-së janë aktualisht breza të rinj. PS është në përfundim të mandatit të tretë qeverisës, ndërsa PD ka numëruar në këto 12 vite, gjashtë humble dërrmuese në zgjedhje parlamentare dhe lokale.

Me një barrë të rëndë të akuzave për korrupsion, i shpallur nongrata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, me një parti të sfilitur që vetë e ka shkatërruar, në moshën 80-vjeçare, Sali Berisha pretendon të riktheje Partinë Demokratike në pushtet, pas një serie humbjesh zgjedhore në 12 vite.

Next Post
“Nuk ke vlerë as sa një mushkonjë”/ “21 Janari” dhe “Gërdeci” mollë sherri te “Shëndetësia”, Vokshi e Gjergji debat me Metajn

"Nuk ke vlerë as sa një mushkonjë"/ "21 Janari" dhe "Gërdeci" mollë sherri te "Shëndetësia", Vokshi e Gjergji debat me Metajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In