• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ke vlerë as sa një mushkonjë”/ “21 Janari” dhe “Gërdeci” mollë sherri te “Shëndetësia”, Vokshi e Gjergji debat me Metajn

by S T
10/12/2024 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mblodh për të diskutuar projektligjin “Për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, një temë që shkaktoi debate të forta midis deputetëve socialistë dhe atyre të opozitës.

Debatet u shoqëruan me ndërhyrje të shpeshta nga kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji, dhe përplasje verbale mes deputetëve, ku pjesë më të ashpra të debatit pati në replika mes Ilir Metaj, Zheni Gjergji dhe Albana Vokshi.

Ilir Metaj, në fjalën e tij, kritikoi opozitën për hipokrizinë e kërkesës për minimumin jetik, duke theksuar se ata ishin të njëjtit që kur ishin në pushtet kishin krijuar një realitet të varfër dhe me pabarazi sociale. Ai i akuzoi për përdorimin e shqiptarëve si “kavje laboratori” dhe për pasojat tragjike të piramidave financiare, që sipas tij, kanë shkaktuar katastrofa si ajo e Gërdecit dhe 21 janari.

Reagimi i kryetares Zheni Gjergji ishte i menjëhershëm, duke ndërprerë Metaj-n dhe duke e akuzuar për cinizëm. Pas një ndërprerjeje të tjera, ndërhynë deputetët e tjerë, Klodiana Spahiu dhe Albana Vokshi, që kërkuan që fjalën t’ia jepej Metaj, ndërsa situata shkoi deri në ndërprerjen e seancës për pesë minuta, për të qetësuar tensionet.

Pjesë nga debati:

Ilir Metaj: Që ju kolegë opozitarë, të flisni për minimumin jetik do duhej të kishit minimumin e integritetit e dinjitetit, të atyre që lanë pas një trashëgimi qeverisëse, ku bënë maksimumin për të siguruar minimum jetik dinjitoz, dhe jo maksimumin për të mbjellë kaos e varfëri në çdo cep të Shqipërisë.

Ju që sot kërkoni minimum jetik jeni të njëjtët që kur qeverisnit ndërtuat një realitet me minimum standardesh, minimum mundësish dhe maksimum të pabarazisë sociale. Ju kërkoni të flisni për minimumun jetik, thjesht si një kauz politike, tjetër rast për të treguar qeverinë me gisht. Ju nuk kërkoni minimumin jetik sepse u dhemb për hallet e njerëzve, apo dinjitetin njerëzor. Ju e keni treguar me fakte, sa vlen për ju dinjiteti i shqiptarëve.

E bëtë kur i përdorët si kavje laboratori e u ofruat për model ekonomik piramidat financiare, që pastaj njësoj si “black hole” zhdukën jo vetëm ekonominë dhe dinjitetin, por edhe mbi 2000 jetë njerëzish. Për ju dinjiteti i shqiptarëve ka vlerë edhe sa një plumb, njëri nga ata që morën katër jetë njerëzish të pafajshëm në 21 janar. Ose sa një fuçi baroti nga ato të Gërdecit që…

Zheni Gjergji: Të ndërpres fjalën, mos fol me cinizëm…

Ilir Metaj: Kryetare mos më ndëpri të lutem…

Zheni Gjergji: Të ndërpres patjetër se nuk mund të përdorësh cinizëm.

Klodiana Spahiu: Kryetare lereni të thotë opinionin e tij, ne nuk u ndërpremë kur folët ju…

Zheni Gjergji: Jo, jo, ai nuk flet…

Ilir Metaj: Kryetare mos më me këto ndërprerjet e bezdishme pa kuptim, si ato mushkonjat gjatë natës. Mushkonjat të paktën kanë vlerë për ekosistemin, ti nuk ke asnjë vlerë këtu..

Albana Vokshi: Do ta bëj postulat këtë të mushkonjave, ça ishte kjo na doli mushkonja me vlerë…

Ilir Metaj: Ti duhet të bësh postulat jo vetëm këtë, po çdo fjalë që them unë. Do ngresh nivelin, nëse do i kuptosh sadopak pas analizës…

Zheni Gjergji fik përsëri mikrofonin. Ilir Metaj kërkon fjalën me insistim.

Zheni Gjergji: Ti nuk e merr më fjalën…

Albana Vokshi: Mos ja jep më jo…

Zheni Gjergji: Ndërpresim komisionin, 5 minuta pushim…

Next Post
18 mijë£ për të hyrë në Angli/ Arrestohen tre shqiptarët, ja rolet e tyre në trafikun e drogës

18 mijë£ për të hyrë në Angli/ Arrestohen tre shqiptarët, ja rolet e tyre në trafikun e drogës

TË FUNDIT

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

E kam “inat” ditën e parë të shkollës!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com