Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe edhe si Stresi është rikthyer në Tiranë. Është vetë këngëtari i cili ka postuar një video në rrjetet sociale, dhe ku duket në afërsi të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet.
Megjithatë Stresi është në kërkim nga policia e kryeqytetit për shkak se në shkurt të këtij viti, është arratisur nga komisariati numër 3 në Tiranë.
Lusha është hedhur nga kati i dytë i komisariatit dhe më pas ka mundur të arratiset nga oborri i komisariatit në drejtim të paditur. Ai ishte shoqëruar nga patrullat e policisë së komisariatit nr.3, i dyshuar si autor i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.









