• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Transporti/ Bojaxhi: Biletë unike për të gjitha linjat dhe GPS për autobuzët

by
01/06/2015 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi u fokusua sot tek transporti urban në Tiranë i cili është në gjëndje të mjerueshme. Në paraqitjen e gjendjes aktuale, Bojaxhi tha se transporti është i shtrenjtë, ka cilësi të dobët, nuk është lehtësisht i arritshëm dhe se operatorët abuzojnë me cilësinë e shërbimit. Sipas tij kjo situatë është rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit të drejtuesve të Bashkisë.

Nën drejtimin e Gjergj Bojaxhi, Bashkia e Tiranës do të këtë si prioritet përmirësimin e transportit urban. Ai paraqiti planin konkret të transformimit rrënjësor të këtij shërbimi.

Ai tha se “Ne do sjellim biletën unike për të gjitha linjat, do të dyfishojmë numrin e autobuzëve,  do mundësojmë që çdo stacion autobuzi të jetë jo më larg se 7 minuta nga shtëpia e çdo qytetari të Tiranës. Do të vendosim sisteme GPS në çdo autobuz, në mënyrë që qytetarët të kenë tabela elektronike tek stacionet dhe të dinë vendodhjen dhe orarin e saktë të mbërritjes se autobuzëve. “

Në planin konkret të reformimit të sektorit të transportit do të jenë:

  • Futja e biletës unike që mund të përdoret në çdo linjë dhe çmimi të jetë me bazë kohë.
  • Biletat do të menaxhohen në mënyrë elektronike.
  • Do të monitorohet lëvizja e autobuzëve në mënyrë elektronike.
  • Do të krijohet një sistem elektronik për monitorimin dhe koordinimin e transportit urban.
  • Në një hark më të gjatë kohor, do të shndërrhet e gjithë flota në autobuza elektrikë me bateri.

Kandidati i pavarur, Bojaxhi theksoi faktin se përmirësimi i transportit urban do të sjellë; përmirësim i cilësisë së ajrit, përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Next Post

Video/ Babai rreh djalin që i shiti drogë vajzës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com