Këto janë pamjet kur një stjuardese në Indi iu gjetën në këpucë dhe çantën e saj kozmetike plot 500 mijë dollarë “cash”.
Stjuardesa Devshi Kulshreshtha, 25 vjeç u arrestua pasi tentoi që këtë shumë të madhe parash ta nxirrjet ilegalisht janë vendit.
Monedhat e gjeta në bagazhin e saj perzonal ishin të prerjeve 100 dollarëshe.
Pamjet filmike tregojnë paratë që ishin paketuar me letër alumini, si në formë çokollate, për të shmangur kështu dhe skanerin me rreze X.
Avioni nisej nga Delhi për në Hong Kong.
Policia indiane bëri të ditur më pas se Kulshreshtha bashkëpunonte me një rezident indian, Amit Malhotra, i cili drejtonte një rrjet të kontrabandimit të valutës.
Malhotra grumbullonte para nga shitësit e shufrave të argjendit në Delhi dhe do i dërgonte jashtë vendit me anë të stjuardesës, dhe paratë ktheheshin në Indi në formë ari. (TemA)