• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Spektakël dhe gola të anulluar…sfida Partizani- Kukësi përfundon zero me zero

by Java News
06/12/2016 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbyllet pa fitues ndeshja e madhe e javës së 14-të të Kategorisë Superiore. Në “Elbasan Arena”, Partizani dhe Kukësi u ndanë në barazim pa gola në fund të një 90-minutëshi të zjarrtë.

I kishte të gjitha kjo sfidë, nga golat e anuluar te rastet e panumërt të shpërdoruar para portës, sidomos nga të kuqtë. Partizani konfirmon problemet me gjetjen e golit, ndërsa kuksianët, edhe pse provuan ta fitonin lojën, mbeten të kënaqur me këtë pikë.

Skuadra e Gjokës barazon sërish Skënderbeun në krye me 28 pikë, +3 nga Partizani.

Barazimi

Minutë pas minute

90+2′ Renaldo Kalari ndal me faull Bedri Grecën dhe merr karton të verdhë.

80′ Gjoka kërkon me çdo kusht ta fitojë lojën dhe nuk heq dorë nga sulmuesit. Kushtrim Lushtaku merr vendin e Zhan Kariokës në ndërrimin e tretë.

78′ Ekuban shpërdoron mundësinë më të mirë të ndeshjes. I vetëm përballë Koliçit, sulmuesi italo-ganez bën të pabesueshmen duke gjuajtur jashtë.

78′ Azubel rrëzohet në zonë dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i të njëjtit mendim edhe gjyqtari Lorenc Jemini, i cili vazhdon lojën.

77′ Nijas Lena ndal me faull Trashin që po zbriste rrezikshëm dhe merr karton të verdhë. Fair play i mesfushorit të Kukësit, i cili i jep dorën arbitrit Jemini.

76′ Mundësia e radhës e shpërdoruar nga të kuqtë. Idriz Batha pason për Ekubanin, i

70′ Edhe Gjoka synon ta fitojë ndeshjen dhe hedh në lojë sulmuesin Bedri Greca në vend të mesfushorit Besar Musolli.

66′ Sulejman Starova bën ndërrimin e dytë duke futur Realdo Filin në vend të Ibrahimit.

64′ Kundërpërgjigjet menjëherë Partizani. Ekuban shfaqet para portierit Koliçi, të cilin provon ta mposhtë me një parabolë në dalje. Mirëpo goditja e sulmuesit është krejtësisht e pasaktë dhe përfundon shumë lart traut të portës.

63′ Mundësi e artë për kuksianët. Pejiç nxjerr një pasim të shkëlqyer për Lukas Rangelin, por ky i fundit mes dy mbrojtësve kundërshtarë nuk e shtyn dot topin në rrjetë.

59′ Përfundon takimi për Jurgen Bardhin. Ben Azubel merr vendin e 19-vjeçarit.

58′ partizani vazhdon të shpërdorojë mundësi për shënim. I fundit është Bardhi, i cili nga dy hapa larg nuk e çon dot topin në rrjetë.

56′ Ernest Gjoka lëviz stolin. Lukas Rangel merr vendin e Izair Eminit, i cili del nga loja pa lënë gjurmë në këtë takim.

52′ Aksion maratonë i të kuqve, me gjuajtje të njëpasnjëshme në zonë që kthehen nga mbrojtja kuksiane. Gjithçka mbyllet me një gjuajtje të pasaktë të Ylber Ramadanit.

50′ Ylli Shameti godet me kokë pas një krosimi nga këndi, megjithatë gjuajtja e mbrojtësit shkon lehtë në duart e portierit Hoxha.

48′ Partizani pretendon për penallti pas një dyluftimi mes Imamit dhe Trashit. Asgjë për Lorenc Jeminin.

46′ Gjysma e dytë nis me të njëjtat formacione që e mbyllën të parën. Partizani sheh menjëherë përpara, por Ekuban kapet në pozicion të parregullt.

Pjesa 2

Pjesa e parë

45+2′ Kaq mjafton për pjesën e parë, që mbyllet pa gola.

43′ Albi Alla ndal sërish Ekubanin dhe kësaj here gjyqtari nuk e fal. Karton i verdhë për qendërmbrojtësin e Kukësit.

42′ Kukësi ka mundësi të rrezikojë me një goditje të lirë pranë zonës. Por Zhan Karioka e hedh topin drejtpërdrejt në duart e Alban Hoxhës.

40′ Partizani çon dëm një tjetër shans. Pas një topi të hedhur në zonë, as Trashi, as Bardhi e as Ekuban nuk e shtyjnë dot topin në portë.

33′ Lorenc Trashi i beson të majtës nga distanca, mirëpo gjuajtja e mesfushorit të Partizanit shkon lehtë në duart e Enea Koliçit.

24′-30′ Lojë e shpejtë dhe me ritëm të lartë, i favorizuar edhe nga gjyqtari që lejon përplasjet.

23′ Loja është e zjarrtë, me raste sa në njërën portë edhe në tjetrën. Bardhi gjuan bukur me të djathtën, por Koliçi i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

21′ Kërcënimi i parë në portën e të kuqve. Pejiç shfaqet para Hoxhës pas një përgjumjeje të mbrojtjes së Partizanit. Megjithatë, Atanda i vëmendshëm largon topin që po i drejtohej rrjetës.

19′ Tjetër mundësi e mirë për Partizanin. Jurgen Bardhi nxjerr një top të mirë për Vilën në zonë, por dalja e shpejtë e Koliçit neutralizon rrezikun.

17′ Ekuban vë në vështirësi mbrojtjen kuksiane, e cila detyrohet ta ndalë me faull. Alla, Shameti dhe Imami e rrëzojnë tri herë brenda pak minutash.

13′ Vila kërcënon me një të majtë fluturimthi nga hyrja e zonës, megjithatë goditja e fuqishme përfundon pak mbi katërkëndëshin e Alban Hoxhës.

5′-12′ Partizani ka marrë menjëherë frenat e lojës, me sulme të njëpasnjëshme në portën e Koliçit. Kukësi nuk del dot përpara.

4′ Shënon Partizani, por goli anulohet pasi Ekuban kapet në pozicion jashtë loje. Megjithatë, nga përsëritja shihet se anësori ka gabuar. Rezultati mbetet 0-0.

1′ Fillon loja, topin e parë nga mesi i fushës e luan Kukësi.

Fillimi

Partizani 0 – 0 Kukësi

Partizani (4-3-3): Hoxha; Ibrahimi (Fili 66′), Malota, Atanda, Kalari; Ramadani, Batha, Trashi; Vila, Bardhi (Azubel 59′), Ekuban.
Trajner: Sulejman Starova

Kukësi (4-3-3): Koliçi; Hallaçi, Allam Shameti, Imami; Lena, Musolli (Greca 70′), Hasani; Emini (Rangel 56′), Karioka (Lushtaku 80′), Pejiç.
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Lorenc Jemini

KV: Kalari / Alla, Lena/panorama sport/a.k

Next Post
Dy fëmijët e dhunuar në Vlorë, familjarët: Erdhën të rrahur e të zhveshur

Dy fëmijët e dhunuar në Vlorë, familjarët: Erdhën të rrahur e të zhveshur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

July 21, 2026
Deputeti i PS: Secili prej nesh po reflekton, pavarësisht nga numrat! Demokracia nuk dëmtohet nga protestat

Deputeti i PS: Secili prej nesh po reflekton, pavarësisht nga numrat! Demokracia nuk dëmtohet nga protestat

July 21, 2026
Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

July 21, 2026
Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin

Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin

July 21, 2026
Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

July 21, 2026
“Epsteini” ynë

Kur mendimi opozitar “merr malet”

July 21, 2026
“Çmimi i karburanteve u rrit me 32 lekë, në Europë me vetëm 16” – Erion Braçe kërkon rikthimin e “Bordit të Transparencës”

“Çmimi i karburanteve u rrit me 32 lekë, në Europë me vetëm 16” – Erion Braçe kërkon rikthimin e “Bordit të Transparencës”

July 21, 2026
Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

July 21, 2026
E dashura e Lamine Yamal, thyen Instagramin pas Kupës së Botës! Fiton 1.5 milionë ndjekës

E dashura e Lamine Yamal, thyen Instagramin pas Kupës së Botës! Fiton 1.5 milionë ndjekës

July 21, 2026
Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In