• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Sot shtyn zgjedhjet, por ja çfarë thoshte Meta kur drejtonte LSI

by A R
18/06/2019 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 8 qershor 2019, në kohën kur opozita e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po protestonin për të rrëzuar Edi Ramën, me një lëvizje surprizë Presidenti Ilir Meta njoftoi ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve.

“Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, thotë Meta.

Kapitulli i 30 qershorit prej atij momenti u deklarua i mbyllur nga Presidenca, por nuk pranohet nga qeveria, e cila e cilëson antikushtetues vendimin e Kreut të Shtetit dhe vazhdon fushatën për zgjedhjet lokale.

Prej asaj datë ujërat kanë rrjedhur në të dy kahet dhe Meta e ka mbrojtur vendimin e tij me argumentin se vendi rrezikonte të shkonte në përplasje civile në 30 qershor.

Ndërkohë, PS vazhdoi argumentet e saj kundër shtyrjes së zgjedhjeve, duke i kujtuar Metës se vazhdimi i detyrës prej kryebashkiakëve të zgjedhur në 2015 do të bllokonte fondet për komunitetet dhe do të fuste në kolaps shërbimet për qytetarët.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=50&v=XiIh6HerDdo

Por edhe për këtë shqetësim të qeverisë, nga Presidenca më 13 qershor, Meta nëpërmjet këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj sqaroi se ligji në fuqi i jep Presidentit të drejtën që t’i lejojë kryebashkiakët aktualë të vazhdojnë detyrën deri në caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale.

“Presidenti thekson se në zbatim të detyrimeve Kushtetuese, realizimi i zgjedhjeve për pushtetin qendror në një datë tjetër përtej asaj të 30 qershor nuk cënon as interesat dhe as marrjen e shërbimeve nga qytetarët shqiptarë. Këshillat bashkiakë aktualë do të vijojnë funksionin e tyre deri në formimin e këshillave pasardhës deri sa të zgjidhen të rinjtë dhe të bëjnë betimet e tyre. Edhe kryebashkiakët aktualë do të vijojnë mandatin deri në zgjedhjen e të rinjve. Çdo aludim se në datën 8 gusht 2019 ndërpritet mandati aktual dhe shërbimet është retorikë politike”, tha Dervishaj në emër të Metës.

Por, pavarësisht se sot e cilëson retorikë politike shqetësimin e shfaqur lidhur me shtyrjen e mandatit të kryebashkiakëve, Ilir Meta si kryetar i LSI-së, mendonte ndryshe kur ishte në pushtet në 2011, në koalicion me qeverinë “Berisha 2”.

“Ne jemi të gatshëm për të përballuar çdo lloj skenari destruktiv që kërkon të zgjasë mandate pushtetarësh vendorë në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese vetëm për një arsye, sepse nuk kanë kurajën, sepse nuk kanë bilancin për t’u ballafaquar me votuesit e tyre, për të cilët ata u përbetuan se do u zgjidhin shumë probleme katër vite më parë”, shprehej asokohe kryetar i LSI-së, Ilir Meta.

/a.r

Next Post
Zhvillimet politike dhe negociatat, Rama udhëton sot drejt Brukselit

Negociatat, Rama: Lajm pozitiv nga Europa, Shqipëria po i reziston frontit të së keqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In