• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Skena e frikshme brenda banesës së krimit të trefishtë në familje

by A R
24/12/2016 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku 37-vjeçari Marjan Levanti plagosi me thikë familjarët e ish-gruas, tvklan.al ka siguruar një video ekskluzive nga brenda banesës.

Në video duket kuzhina e cila është e mbuluar me njolla gjaku. Po ashtu njolla gjaku ka dhe në shkallët dalëse të banesës, dëshmi kjo e përpjekjeve që kanë bërë të plagosurit për t’ju larguar agresorit.

Mbrëmjen e ditës së premte, rreth orës 20:30, Marjan Levanti shkoi tek banesa e ish-gruas së tij, Elena Levanti ( Kocaqi), e cila jetonte me dy prindërit dhe të vëllain.

Pas grindjeve, 37-vjeçari ka sulmuar me thikë, duke plagosur: ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin A.Kocaqi.

Levanti u prangos disa orë pasi kishte kryer krimin në një pallat, i cili ishte në ndërtim, në afërsi të shtëpisë ku kreu krimin.

37-vjeçari, i dënuar dhe më parë për plagosje, ka dhënë dhe dëshminë e tij në para hetuesve. Ai ka sqaruar se kishin qenë familjarët e gruas së tij të cilët kishin ndikuar tek ajo për të nisur procedurat për divorcin.

Sipas të dhënave që tvklan.al ka siguruar në Gjykatën e Tiranës rezulton se me datën 01 Dhjetor 2016 , shtetasja Elena Levanti ka regjistruar në padi për zgjidhje martese.

Objekti i çështjes ka të bëj me zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijëve për rritje dhe edukim nënës, përcaktimin e masës së detyrimit ushqimor për fëmijët dhe ndryshimin e mbiemrit nga Levanti në Kocaqi (mbiemri i vajzërisë) së paditëses. Seanca e parë gjyqësore për palët ishte caktuar data 17 Janar e vitit tjetër.

Marjan Levanti është vëllai i ish boksierit, Adrian Levanti. Ky i fundit është ekzekutuar me 7 plumba pistolete në 26 prill të 2013. Atentati ndodhi në katin e shtatë të pallatit ku banonte, në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Më 18 mars 2013 Marjan Levanti kishte plagosur me thikë shtetasin Zef.Gj, komshi, pas një konflikti për zhurmët. Vëllai i Zef. GJ u arrestua si i dyshuar për vrasjen Adrian Levanti, vëllai i Marjan Levanti./Klan/ma.me

Next Post
Sulmi në Berlin, arrestohet nipi i autorit dhe dy të tjerë

Sulmi në Berlin, arrestohet nipi i autorit dhe dy të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com