• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi në Berlin, arrestohet nipi i autorit dhe dy të tjerë

by Java News
24/12/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia tuniziane është e bindur se ka zbuluar një celulë terroriste. Sipas tyre, pas sulmit në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin fshihen disa persona të tjerë, mes tyre dhe nipi i Anis Amri, i dyshuar si autori kryesor i masakrës ku mbetën të vrarë 14 persona dhe u plagosën mbi 49 të tjerë.

Emri i nipit të Amri nuk është bërë ende i ditur, por besohet se të tre personat e moshës nga 18-27 vjeç  janë pjesë e celulës terroriste që kishte në shënjestër Tregun e Krishtlindjeve.

Sipas mediave tuniziane, duke përmendur ministrinë e Brendshme të këtij vendi, nipi i Anis Amri shpjegoi se xhaxhai i tij rekrutoi atë dhe e bindi të miratojë ideologjinë Takfirist (Ide ekstremiste të lidhura ngushtë me idenë e xhihadit), duke i kërkuar atij që të betohet për besnikëri ndaj ‘ ISIS, e cila më pas do të konkretizohej si tekst i dërguar me Telegram.

I riu shpjegoi se xhaxhai i tij i dërgoi atij një shumë të madhe parash nëpërmjet poste që të bënte gati një  identitet i rremë që do i mundësonte atij mbërritjen në Gjermani.

Amri ishte ai që drejtoi kamionin vrasës në turme në Berlin duke vrarë 14 persona, ndërsa u qëllua 3 ditë më pas në Milano, pas arratisë që kishte bërë nga Gjermania në Francë e më pas në Itali.

ma.me

Next Post
Durrës, shpërndahen lejet e  legalizimeve për Kishën Katolike

Durrës, shpërndahen lejet e  legalizimeve për Kishën Katolike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com