Edhe pse Policia Rrugore ka ashpërsuar masat ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, ka shumë shoferë që sfidojnë policinë madje duke u bërë burim aksidenti.
Rasti më i fundit është i një shoferi që ka parkuar në mes të rrugës në aksin Tiranë-Elbasan, sa del nga Tirana.
Një lexues i Gazeta Express ka dërguar një video, ku duket se ai jo vetëm ka parkuar makinën në mes të rrugës, por nuk ka ndezur as bllokazhin dhe nuk ka vendosur as trekëndëshin e sigurisë që është i detyrueshëm në të tilla raste.
Siç shihet edhe në videon e dërguar nga qytetari, makina ka shkaktuar shumë trafik, madje duke u bërë kështu burim serioz për aksidentet./a.m.