Gjyqtarja italiane Diana Di Meo, ka dëshmuar se disa faqe i kanë vjedhur video personale me përmbajtje seksuale.
Ndër të tjera Diana tregon se këto video janë publikuar në formë hakmarrjeje në Telegram dhe WhatsApp.
“Ata po shpërndajnë videot e mija private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp, të cilat unë nuk i kam shpërndarë dhe dikush i ka regjistruar pa dijeninë time” u shpreh gjyqtarja 22-vjeçare në një video të shpërndarë në Instagramin e saj.
Emri i Diana Di Meo është bërë një trend kërkimi në Google në Itali dhe për këtë arsye ajo i ka denoncuar personat përgjegjës. Personat e përfshirë në këtë skandal rrezikojnë deri në gjashtë vite burgim, teksa një veprim i tillë është dënuar nga të gjithë mbështetësit e saj./ m.j
View this post on Instagram