• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Shqipëria bën lojën, Suedia golin! Kombëtarja disfatë 1-0 në Stockholm, ‘harron’ të fitojë. Dy humbje në tre ditë

by Java News
25/03/2024 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja e futbollit harron të shënojë dhe të fitojë. Kuqezinjtë e Sylvinhos humbën 1-0 kundër Suedisë në Stockholm, teksa kjo është disfata e dytë në tre ditë pas asaj me Kilin. Kuqezinjtë “futën ujë” në prapavijë duke pësuar katër gola në pak ditë, duke mos shënuar asnjë.

Miqësore, ‘Friends Arena’, Stockholm

LIVE SUEDI-SHQIPËRI 1-0

62′ Nilson

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Suedisë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Gjimshiti për protesta ndaj vonesave të lojës.

86’ Starfelt dhe Kraft i lënë vendin në fushë Vahlkvist dhe Hien.

83’ Harkim i shkëlqyer në një goditje dënimi në zonë nga Asllani, Gjimshiti në shtyllën e dytë nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë. (VIDEO)

82’ Muçolli dhe Muçi hyjnë në fushë në vend të Asanit dhe Ramadanit.

77’ Ndërhyrje vendimtare e Mihajt pasi ndal Isak i cili po depërtonte në zonë.

78’ Nilson i lë vendin në fushë Elanga në radhët e Suedisë.

77’ Broja dhe Bajrami i lënë vendin në fushë Cikalleshit dhe Hoxhës në minutat e fundit të duelit.

72’ Në fushë edhe Hysaj në vend të Balliut.

72’ Bare merr vendin e Laçit në radhët e kuqezinjve.

67’ Laçi merr topin në pozicion ballor dhe provon portën, por pa shënjestrën e duhur për të mposhtur Olsen. (VIDEO)

65’ Asani nga e djathta krijon përsëri hapësirën për të gjuajtur drejt portës, sfera devijohet në këndore.

64’ Augustinson, Forsberg dhe Gustafson i lënë vendin në fushë Saletros, Gudmundson dhe Svanberg në radhët e vendasve.

62’ Vendasit kalojnë në avantazh! Një harkim në zonë nga e djathta i Kulusevskit gjen Nilson i cili me kokë mposht Strakoshën. (VIDEO)

57’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Isak vë përsëri në provë reflekset e Strakoshës. (VIDEO)

56’ Bajrami depërton në qendër dhe gabon gjithçka me gjuajtjen e tij duke fluturuar topin jashtë katërkëndorit.

56’ Asani nga e djathta krijon hapësirën për të gjuajtur, tentativa e tij përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Olsen. (VIDEO)

52’ Edhe Kulusevski ndëshkohet me të verdhë pas protestave kundër gjyqtarit.

51’ Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kulusevskit.

49’ Isak nga e majta shfaqet përsëri rrezikshëm, gjuajtja e tij nga jashtë zonës nuk gjen katërkëndorin kuqezi. (VIDEO)

47’ Kulusevski shkakton faull ndaj Strakoshës teksa po mundohej të devijonte para portierit kuqezi. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e takimit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Kombinime të shpejta të suedezëve, Nilson ka mundësinë të gjuajë por ndalet përsëri nga Strakosha i cili devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

40’ Një top i humbur para zonës ndihmon Isak i cili gjuan por gjen përgjigjen e Strakoshës. (VIDEO)

38’ Broja mundohet të kalojë mbrojtësin e fundit, por ky i fundit ndal topin me dorë. Gjyqtari lejon të vazhdojë lojën mes protestave të SIlvinjos. (VIDEO)

36’ Suedia e ka tashmë të vështirë të qarkullojë topin falë presingut të lartë të kuqezinjve që mundohen të rifitojnë topin pranë zonës kundërshtare.

35’ Një goditje dënimi e Asnit harkohet në zonë, por topi shkon direkt në duart e portierit Olsen.

30’ Asani nga e djathta harkon në zonë në shtyllën e dytë, por askush nuk arrin të devijojë sferën. (VIDEO)

24’ Laçi depërton në zonë dhe gjuan, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës vendase.

23’ Mitaj nga e majta pason në zonë, ku Broja gjuan dhe gjen golin. Por vijërojtësi e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

21’ Bajrami provon me një goditje dënimi, topi devijohet në këndore nga Olsen. (VIDEO)

19’ Shtylla shpëton kuqezinjtë pas një aksioni nga e djathta ku Kulusevski pason për Forsberg. Por ky i fundit godet shtyllën me devijimin e tij. (VIDEO)

17’ Aksion i rrezikshëm i vendasve në qendër të zonës, Mitaj dhe Gjimshiti spastrojnë zonën.

15’ Harkim i Balliut nga e djathta, mbrojtja vendase largon rrezikun nga zona.

12’ Broja jep spektakël me një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit! Ai hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti të mbrojtësit, por gjyqtari çuditërisht nuk jep penallti. (VIDEO)

10’ Lindelof nis një top qendror në thellësi, Strakosha dhe Gjimshiti kontrollojnë me qetësi zonën.

8’ Isak provon vetë nga e majta, Strakosha pret në pozicion. (VIDEO)

7’ Isak nga e majta harkon në zonë, Gjimshiti largon rrezikun para portës.

6’ Suedia është ajo që ka zotërimin e topit në këto minuta, ndërsa Shqipëria pret pak e tërhequr duke nisur kundërsulme.

2’ Forsberg ekzekuton një goditje dënimi ballore, Ramadani ndal në mur sferën.

1’ Nis dueli në Solna.

Next Post
Ish-konkurenti i ‘Përputhen’: Bardhi ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër, sepse…!

Ish-konkurenti i 'Përputhen': Bardhi ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër, sepse...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim -

Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim –

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com