Një situatë e pazakontë është shfaqur në një ekran televiziv. Dy drejtues sindikatash, Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në studion e Tv SCAN. Ata kanë qenë të ftuar në studio për të folur mbi shqetësimet e grupeve që përfaqësojnë, por debati ka agravuar deri në shuplaka e grushte mes tyre.
Në një video të publikuar në media, duket qartë momenti i sherrit mes tyre, ku asnjëri nuk ja përton tjetrit, teksa përleshen keq para kameras. Nuk dihen shkaqet e këtij sherri, por ka qenë Fiqiri Xibri që është ngritur i revoltuar dhe ka goditur me shuplakë Nikollën.
Ky i fundit i është përgjigjur me po të njëjtën gjuhë, duke dhuruar ‘spektakël’ për ndjekësit për disa sekonda, ndërsa kanë shokuar drejtuesen e emisionit, e cila nuk ka mundur të bëjë asgjë. /ma.me