Një lokal në plazhin e Darzezës në rrethin e Fierit u përfshi totalisht nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45 dhe lokali mësohet se është në pronësi të personit me inicialet S.Q.
Policia e Fierit tha për Express se fatmirësisht nga shpërthimi aksidental i bombolës së gazit nuk ka të lënduar në njerëz, përvec dëmeve material të shkaktuara.
Ndërkohë Shqiptarja.com sjell këtë video nga djegia e lokalit. Pritet të mësohet më shumë nga policia në lidhje se çfarë e shkaktoi shpërthimin e bombolës së gazit.