Policia e Kalifornisë ka arrestuar një burrë për dhunë fizike dhe keqtrajtim të foshnjës, pasi është filmuar duke përdorur djalin e tij 18-muajsh si “shkop bejsbolli” për të goditur të dashurën.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri i identifikuar si Danny Lim, 27-vjeç, e mban djalin në duart dhe më pas e rrëzon në tokë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte pasi takohet me të dashurën, atë e godet me trupin e të birit, të cilin e shfrytëzon si “armë” për ta lënduar atë.
a.ç