Këngëtari suedez, fitues i Eurovizion Mans Zelmerloë, është kërcënuar dhe fyer në mënyrë të rëndë nga shumë komentues shqiptarë për foton e tij ku pushonte mbi flamurin kuq e zi shqiptar,
Pas këtyre komenteve dhe kërcënimit me vdekje, policia në Skane ka marrë seriozisht situatën, teksa Mans Zelmerloë ka bërë një deklaratë për shtyp duke kërkuar falje.
“Më vjen keq nëse dikush e ka marrë foton time me qëllime të këqija. Nuk kam qënë i vetëdijshëm se nën këmbët e mia kishte një flamur. Por sapo kam parë komentet negative dhe kërcënimet e kam fshirë foton nga Instagrami im” ka thënë ai.
Më tej suedezi tha se e kupton zemërimin e shqiptarëve për shkak se çdo gjë është marrë në mënyrë negative, ku është parë edhe në kërcënimet serioze që i janë bërë nga komentuesit në rrjetet sociale.
“Nëse më shohin do më vrasin”, kishte shkruar njëri në koment, dhe këto janë fjalë serioze”ka shtuar fituesi i Eurovizion









