• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dako me bizneset fasone: Kujdes social dhe rol edhe më i madh për gruan në qeverisje

by
26/05/2015 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Durrësit jo vetëm ka punuar për modernizimin e qytetit nëpërmjet investimeve shumë planëshe në rrugë, hapësira publike, ndriçim, mjedis, shkolla, kopshte, sheshe, parqe, kanalizime si dhe me projekte madhore që po ja ndryshojnë faqen Durrësit, por edhe në drejtim të rritjes së rolit të gruas në jetën e qytetit, si dhe të kujdesit social ndaj saj. Këtë fakt kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e ka nënvizuar edhe gjatë një serie takimesh të zhvilluar në Shkozet, në ambientet e disa aktiviteteve tregtare në fushën e rrobaqepsisë, ku shumica e të punësuarve janë gra.

Kryebashkiaku Dako duke parë stampat e punimeve të këtyre rrobaqepsive me markën Made in Albania deklaroi se mijëra gra e vajza që punojnë në fasonët e Durrësit kontrobuojnë me punën e tyre cilësore në ngritjen lart të emrit të vendit.

Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia do të jetë në mbështetje të sipërmarrësve dhe u zotua për uljen 30 % të taksës së pasurisë së tyre. Gjatë këtyre takimeve kryebashkiaku Dako ka vënë theksin në punën e vazhdueshme të Bashkisë që barazia gjinore të mos jetë një deklamim politik, por një realitet konkret.

Dako ka nënvizuar përpara të pranishmeve se Bashkia e Durrësit është e para në Shqipëri që ka hapur një zyrë për barazinë gjinore:

“Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me hapjen e kësaj zyre, por kemi zhvilluar edhe punë konkrete në drejtim të ndihmës sociale që u kemi afruar shumë grave në nevojë. Kjo është një provë serioze e angazhimit tonë që puna e Bashkisë të ketë edhe dimensionin social, dimension i cili ka të bëjë me dinjitetin njerëzor dhe ndërtimin e një shoqërie sa më të drejtë”, ka nënvizuar Dako.

DSC_5986

Sipas tij, Bashkia, ashtu si deri më sot, do të vijojë me politikat e saj mbështetëse në drejtim të rritjes së rolit të gruas jo vetëm në në zhvillimin e qytetit, por edhe të rritjes së mbështetjes sociale për këtë kategori, si dhe të promovimit të vlerave të tyre.

Next Post

Dosja sekrete, grupi i Kumanovës do të sulmonte Burgun e Sigurisë së Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com