• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosja sekrete, grupi i Kumanovës do të sulmonte Burgun e Sigurisë së Lartë

by
26/05/2015 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj, si drejtues të një grupi prej 44 personash, kishin planifikuar të sulmonin Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Koha Ditore sipas së cilës plani i tyre ishte të liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë.

Të burgosurit – B.K. e B.B. – janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje. Gazeta citon dokumente të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe të Policisë së Kosovës, të siguruara nga Koha Ditore.

Detajet e këtij komploti të cilësuar si “sulm kundër rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës” dhe “mundësim i arratisjes së personave të dënuar” janë zbuluar gjatë vëzhgimit dhe përgjimit që u kishin bërë Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, për shkak të dyshimeve se takoheshin me të dyshuar për lidhje me islamikë radikalë. Hetimet kishin nisur në vitin 2013.

Gjatë kësaj kohe është zbuluar se po planifikoheshin incidente të armatosura në Maqedoni. Plani nuk ishte që të shkaktonin viktima, por incidente të ngjashme me atë në Gushincë të Kumanovës.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia kanë siguruar dëshmi se katër persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë – kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë (Direkcija za Bezbednost i Kontrarazuznavanje – DBK).

Next Post

Erioni refuzon çadrën, rri nën shi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com