• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

by A R
06/03/2026 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. as. Dr.  Shpëtim ÇAUSHI

Është detyrim njerëzor për të shkruar disa rreshta për njerëz, qytetarë të nderuar, që me punë, përkushtim e vetëmohim kanë bërë epokë në themelet e zhvillimit të identitetit shoqëror dhe shkollës tonë. Historia qytetare duhet të shpjegohet nga historia individuale.

Qytetarët, prindërit, nxënësit, studentët e njohin dhe vlerësojnë me respekt e mirënjohje Profesorin e nderuar Petrit Peni. Puna e tij, përkushtimi, korrektësia, ndershmëria, humanizmi dhe shembulli i tij janë modeli që na mësoi, na edukoi dhe formësoi tek nxënësit, studentët por dhe tek shokët, kolegët si mësues, si drejtues si autoritet profesional e shoqëror.

Prof. Petriti lindi më 12.06.1941 në Elbasan, në qytetin e “Normales” si vazhdues i stafetës në përhapjen e dijes dhe kulturës kombëtare. Ai vjen nga një familje e nderuar qytetare arsimdashëse dhe atdhetare. Shtatëvjeçaren e kreu në shkollën “N. Frashëri” për të vazhduar në Tiranë gjimnazin “Q. Stafa” e më tej Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Matematikë. Vlen për tu theksuar se në të gjithë ciklet e studimit Prof. Petriti shkëlqeu me rezultate shumë të larta. Në matematikë gjithmonë racional, i saktë, duke u dashuruar me “Mbretëreshën e Shkencave”, me relacionin numerik, por dhe duke u shprehur përmes tyre me kompetencë profesionale, elegance etike, dhe dinjitet intelektual, duke kuptuar brendinë dhe kur subjektet nuk ishin në gjendje për ta ndjekur.

“Misteri i përhershëm i botës është në atë që është e kuptueshme” A. Ainshtain, A. Kallulli “Pema e jetës” fq.13

Emërohet në gjimnazin “Q. Stafa” në qytetin e lindjes, dhe mbas pak vite kalon në gjimnazin “Dh. Todri” për një kohë shumë të gjatë, dhe në vitin 1992 – 1998 në Drejtorinë Arsimore, për të vazhduar drejtues në shkollën jopublike “Inkus” deri në vitin 2014 kur e dorëzon stafetën tek brezat e rinj, por gjithmonë pranë shokëve, kolegëve, më të rinjve për të kontribuar me përvojën, gatishmërinë, fjalën e matur efektive.

Gjatë gjithë viteve në shërbim ai mundi të krijoi tek nxënësit dhe më gjerë ndjenjën e studimit dhe të disiplinës përmes argumentit me metodën analitike e sintetike. Kjo solli rezultate domethënëse për nxënësit që punonin duke u bërë konkurues në degët më të preferuara në studimet universitare. Si mësues, si metodist dhe drejtues shpalosi cilësitë më të mira duke sjellë kontribute domethënëse në drejtim, në harmoni, pasqyruar me rezultate cilësore. Profesor Petriti për shumë dekada ka qenë kryetar komisioni për shkencat ekzakte, hartues programesh me kurikula përkatëse, drejtues i kualifikimit të mësuesve në shërbim në rreth dhe shkallë kombëtare, hartues grup leksionesh për matematikën në shkollë, organizues dhe drejtues i olimpiadave të matematikës në vite në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, fitues me nxënësit e tij, etj., si dhe në ndjekje dhe vlerësim të arsimit të mesëm të lartë në shkallë kombëtare si përfaqësues i grupit të punës në Ministrinë  e Arsimit. Zotëron gjuhën ruse dhe italiane.

Për të gjithë punën është vlerësuar nga Kuvendi Popullor me Medalje “N. Frashëri” Klasi i Parë , “Mësues i Merituar” dhe “Mirënjohja e Qytetit” nga Bashkia Elbasan.

Profesor Petriti është bashkëshort, prind dhe gjysh shembullor. Largimi nga jeta e zonjës së tij Doktoreshë Xheri ishte humbje e pazëvëndësueshme për Familjen.

Dy djemtë, Indriti dhe Neritani kanë kryer studimet universitare.

Jeta e paraqitur përmes veprash duhet të lexohet dhe të shkruhet për mendjen dhe natyrën e njeriut duke u kthyer në piketa referuese për më shumë zhvillim, harmoni e mirëkuptim.

 

Next Post
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Comments 1

  1. Edmond Myteberi says:
    8 months ago

    I rrepte sa me ska,kerkues ne maksimum shkumsin nuk e hiqte nga dora teper I dashuruar me mesimdhenien.
    RESPEKT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In