• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Shkatërrohet banda e kokainës në Tiranë, arrestohen katër persona

by A R
08/05/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka shkatërruar një bandë që merrej me shpërndarjen e kokainës. Gjatë operacionit të koduar “Avangarde”, u arrestuan një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohet 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë

– Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë

– Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë

– automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”

– 4 aparate celularë

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur./a.m.


Next Post
VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, dëshmitarët: Drejtuesi i mjetit humbi shumë gjak

VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, dëshmitarët: Drejtuesi i mjetit humbi shumë gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In