Komisioni i Medias është përfshirë nga debate të ashpra, në seancën dëgjimore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, është përplasur me deputetët socialistë, pasi ajo ka ofenduar ministren sipas tyre.
Vokshi: Hajde bëhemi bashkë që të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin.
Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren.
Vokshi: Në cilën pjesë?
Fidel Ylli: E çmendur, çfarë nuk i the.
Vokshi: Ti nuk e paske dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte.
Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë me ligjin e trashëgimisë nen për nen.
Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.
Milva Ekonomi: Nuk kemi kaluar akoma te teatri.
Vokshi: A do vish në orën 7 te artistët?
/a.m.











