• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Shabani çon në studio një merimangë: Cila është domethënia dhe misioni për 11 Majin

by A R
23/04/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Nismës “Thurja”, Endri Shabani ka deklaruar në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH 1 të gazetares dhe moderatores Sonila Agostini se forca politike që ai drejton ka si qëllim shthurjen e rrjetit të merimangës të klasës politike 34-vjeçare.

Shabani kishte sjelllë në studio edhe një merimangë me ngjyrë blu dhe mavi e cila sipas tij, simbolizon dy forcat kryesore politike që e kanë shtrirë rrjetën e tyre në çdo fushë të jetës.

Me hyrjen në Parlament pas zgjedhjeve të 11 majit, Shabani tha se forca politike ku ai bën pjesë do të luftojë fort për ta shkatërruar këtë rrjetë të merimangës.

“Kjo është ajo me të cilën kemi betejën, gjysma është mavi, gjysma është blu. Është merimanga e cila për 34 vite e ka marrë peng këtë vend duke shtrirë edhe rrjetën në çdo fushë, në media, në akademi, në sport, në tregti, në çdo sferë të jetës, ku brezi im do të konkurrojë, do të ecë përpara me punë.

Pyetja nuk është çfarë di, pyetja nuk është; çfarë ke bërë me jetën tënde ose profesionalisht, pyetja është si e ke mbiemrin, kush të ka sjellë, edhe të shohin nga xhepi.

I gjithë ky rrjet merimange përmblidhet në një kokë që është gjysmë blu, gjysmë mavi sepse e ka shtruar rrjetën për 34 vjet. Ajo që ne duam të bëjmë është që ta shthurim këtë rrjet merimange, ky është misioni.

Disa nga fijet më të errëta i kemi prerë edhe duke qenë jashtë, kallëzimet që kemi bërë në SPAK, ato fijet që i vidhnin lekët e ilaçeve, lekët e shkollave etj. Duke hyrë në Parlament me betejën që do të bëjmë do ta shpartallojmë këtë merimangë për t’i dhënë mundësi konkurrimi dhe gare brezit tim”, u shpreh Shabani.

Next Post
Hambar

Hambar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Pasqyra dhe floriri

September 3, 2026
Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

September 3, 2026
Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

September 3, 2026

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com