• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Rusët vërshojnë drejt kufirit me Ukrainën, ekspertët: Putin do të pendohet nëse sulmon!

by A R
23/01/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmi të reja të një grumbullimi të ri trupash ruse pranë kufirit me Ukrainën dolën në dritë vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden shprehu bindjen se Vladimir Putin i Rusisë do të nisë pushtimin.

Tani, ka detaje të reja nga plani që Moska duket po thur për të ushtruar presion mbi perëndimin dhe NATO-n përmes një goditjeje mbi vendin fqinj. Trupave ruse u është komunikuar se mund të qëndrojnë larg shtëpisë deri në “nëntë muaj” pasi u zhvendosën mijëra kilometra nga lindja e vendit në rajonin kufitar dhe u paralajmëruan të prisnin përfshirje në një konflikt në Ukrainë.

Pamjet satelitore të datës 19 janar tregonin një grup beteje të vendosur në bazën e Voronezhit, me rreshta artilerie e tankesh si dhe pajisje mbështetëse të grumbulluara në Yelnya. Në një kohë kur Perëndimi ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë për të ofruar garanci se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, analistët thonë se ka shumë çështje sigurie për t’u diskutuar.

“Ka disa gjëra që nuk janë në tavolinë, por ka disa gjëra si dislokimi i raketave në Evropë, si stërvitjet ushtarake nga të dyja palët, si dislokimet e raketave nga NATO ashtu dhe Rusia, stërvitjet ushtarake nga NATO, dhe nga Rusia, këto janë çështje që mund të diskutohen. Dhe nëse Presidenti Putin dëshiron të ulet, të kërkojë një zgjidhje jo të dhunshme, këto janë në tavolinë”, thotë Ëilliam Taylor, i Institutit amerikan për Paqe.

Rusia publikoi pamje filmike të forcave të saj ushtarake duke kryer stërvitje pranë kufirit me Ukrainën. Ekspertët shprehen se Moska ka të ngjarë të pendohet nëse e pushton këtë vend, pasi kjo mund të kthehej në një luftë të gjatë e të kushtueshme.

/a.r

Next Post
DETAJE / Maturantët kthehen në shkollë për 3 javë, të tjerët mbyllin mësimin online më 29 maj

Mbyllja e shkollave nga i ftohti / MAS: Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi, pa pasoja administrative dhe financiare

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Nuk do te sulmoje.Po NATO me ç,te drejtë shkon ne kufijtë e Rusisë? NATO eshte pakt agresiv ushtarak si Traktati i Varshavës

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

September 1, 2026
Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

September 1, 2026
Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

September 1, 2026
Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

September 1, 2026
Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

Luftë me flakët në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar! Ministria e Mbrojtjes: Sot 17 vatra, 4 janë ende aktive! S’ka rrezik për banorët

September 1, 2026
Konflikti SHBA-Kanada në ekstrem, Trump kërcënon të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në Liqeni Amerika -

“Operacioni në proces”- Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort!

September 1, 2026
Vrasja e Charlie Kirk, gjykata vendos nëse 23-vjeçari do të përballet apo jo me dënimin me vdekje!

Vrasja e Charlie Kirk, gjykata vendos nëse 23-vjeçari do të përballet apo jo me dënimin me vdekje!

September 1, 2026
Mbyllen tre programe studimi në Universitetin e Korçës

Universitetet, 300 studentë zgjedhin “Fan Nolin”! Ekonomia, teknologjia dhe informatika tërheqin maturantët drejt Korçës

September 1, 2026
Tensionet/ Protestuesit bllokojnë rrugën dhe kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Policia rrethon godinën (FOTO)

Tensionet/ Protestuesit bllokojnë rrugën dhe kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Policia rrethon godinën (FOTO)

September 1, 2026
Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com