• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Rrëfimi i shqiptares që shkoi në Siri: Vrasja e dy bashkëshortëve dhe makthi nga ISIS që e përndjek

by Java News
15/10/2019 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlora ka shkuar në Siri shumë e re. Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që të mos prezantohet dhe t’ia ndryshojmë zërin.

Po çfarë mendon Vlora sot për shkuarjen e saj në Siri, si e ka përjetuar kohën e jetës në “Shtetin Islamik”, vrasjen e dy bashkëshortëve, a ka parë edhe vetë vrasje dhe tmerre të kryera nga IS, si ka jetuar dhe çfarë ka ngrënë, a e ndjen veten fajtor për përfshirje në një luftë në vend të huaj, a është penduar, si e sheh jetën në të ardhmen… Ndiqni rrëfimin eksluziv të Vlorës për DW. Me te kanë biseduar Esther Felden, Bahri Cani dhe Matthias von Hein.

“Unë jam martuar me një djalë dhe ai shprehu dëshirën për të shkuar atje dhe unë meqë isha e martuar pata dëshirë të shkoja me të. Si çdokush që do të shkojë me burrin e vet, nuk doja të ndahesha prej tij. Kam shkuar përmes Turqisë, përmes aeroportit. Jemi vendosur në Siri. Ka dalë ndryshe nga ajo çfarë kam pritur. Unë kam jetuar si amvisë shtëpie. Pak kohë rrija me burrin, nuk kam jetuar gjithë kohës me burrin. Unë rrija në shtëpi, ai shkonte në vende të tjera. Kam pasur shoqe, ka pasur gra të tjera. Kur kam pasur punë në shtëpinë time, kam ndenjur në shtëpi. Kur kam pasur kohë të lirë, shkoja e vizitoja shoqet. Nuk kam pasur asnjë të njohur. Ndonjëherë jam mërzitur por nuk kam pasur probleme me njerëz. E lumtur nuk kam qenë por nuk kisha probleme me njerëzit”, tregon Vlora.

E pyetur nëse ka parë ndonjë vrasje, ajo e mohon. “Nuk kam parë asgjë. Kam parë rrënoja, mund të kem parë për së largu, por personalisht jo. Kam pasur frikë si çdo njeri se mos vjen dita që dhe unë mund të rrezikoj. Kam pas frikë që mund të më gjuanin”.

Vlora deklaron se është martuar për së dyti kur i është vrarë burri i parë dhe se me të dytin ka edhe një fëmijë.

“Burri i parë është vrarë. Me burrin e dytë kam dhe një fëmijë. Dhe burri i dytë është vrarë jashtë shtëpisë. Ka qenë duke ecur. Unë kam qenë në vizitë tek disa shoqe. Ai është vrarë nga bombardimet ajrore. Unë isha tek shoqet e mia, ai po vinte të më merrte. Shumë afër ka qenë kur po vinte për të marrë dhe është vrarë. Kohët e fundit ishte vështirë çdo gjë, si nga lufta, si çështjet ekonomike”, u shpreh ajo.

g.kosovari

Next Post
Balla mesazh demokratëve: Kundërshtari nuk zgjidhet por përballohet, PD duhet të jetë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Balla komenton qëndrimin e Gjermanisë në Luksemburg: Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut e meritojnë këtë hap përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In