• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Rrëfen vjehrra e nuses gjirokastrite që regjistroi gjyqtarin, Baçi: Ajo më ka rrahur

by Java News
28/10/2016 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një video-skandal tronditi dje opinionin publik, ku Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Baçi dëgjohet ti kërkojë favore seksuale një gruaje, për të ndërhyrë në këmbim të një vendimi gjyqësor. Vendimi në fjalë ka një zanafillë që përkon me një konflikt prone në Gjirokastër. Gruaja që ka denoncuar Kryetarin e Gjykatës së Lartë ndodhej në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj.

Emisioni “Shihemi në gjyq” i Eni Çobanit dhe Ardit Gjebreas ka qënë i pari që e ka publikuar këtë histori duke u përpjekur të ndërmjetësojë palët, nisur nga deklaratat e ish-vjehrrës se gruas 40 vjeçare, se ajo ka ngelur pa banesë. Në emision janë shfaqur zonja Merushe dhe kushëriri i saj, Imeri. Ky i fundit thotë se e ka të pamundur të kujdeset për Merushen, pasi prej 30 muajsh ajo ka ngelur në mes të katër rrugëve.

Imeri pretendon se Merushja ndonëse ka një  banesë të madh, një ndërtesë me tre kate që e ka ngritur me shumë sakrifica, ajo ende jeton me të. Merushja rrëfen e emocionuar se ndonëse ka një pronë të madhe, ajo është e detyruar të flejë në garazh.

Arsyeja?

Ish-nusja e djalit, (pra denoncuesja e emisionit investigativ Stop) ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të gjykatës së apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.

Gruaja e moshuar tregon se si nusja me pretendimin për tu zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka.

Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjyqit, krejt papritur nusja fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.

“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta.”

Për më tepër detaje nga historia, shihni videon. Në minutin 06:15 dëgjohet ish-vjehrra teksa rrëfen problemin me ish-nusen.  MA.ME

Next Post
Sir Alex: Kloppi ka ringjallur Liverpoolin

Sir Alex: Kloppi ka ringjallur Liverpoolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

November 5, 2026
Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In