Rezarta Shkurta vazhdon të shëtisë teksa bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, mbetet në burg.
Këngëtarja nga Shqipëria aktualisht ndodhet në kryeqytetin e dashurisë, Paris, nga ku ka dërguar puthje.
Bukuroshja ka postuar në rrjetet sociale video, ku shfaqet duke bërë vallëzim me një vajzë tjetër nën ritmet e një balade dashurie.
Ajo në fund puth dorën nga kamera, për t’ua dërguar këto puthje të gjithë fansave… por edhe bashkëshortit të saj.
Ermal Hoxha, djali i diktatorit komunist Enver Hoxha, u prangos muaj më parë si pjesë e një bande që prodhonte dhe trafikonte kokainë.