• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursa nga Fondacioni Mane: Motivim dhe mundësi për karrierën e studentëve më të mirë të Fakultetit të Ekonomisë, Tiranë

by A R
22/01/2025 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të katërtin vit radhazi, Fondacioni Mane mbështet me bursë të plotë studentët më të mirë të nivelit Master nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Këtë vit janë dhënë gjashtë bursa në programe studimi si: Turizëm, Ekonomiks, Siguri Informacioni dhe Financë.

Ceremonia e ndarjes së bursave u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, ku ishin të pranishëm studentët, themeluesi i Fondacionit Mane dhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, si dhe Dekani Asoc. Prof. Dr. Bernard Dosti.

Në fjalën e tij, Samir Mane theksoi rëndësinë që Fondacioni Mane, përmes programit B4Students, i kushton edukimit të të rinjve dhe mbështetjes së studentëve që tregojnë ambicie dhe dëshirë për t’u rritur si profesionistë apo si sipërmarrës.

Ai nuk ngurroi të vlerësojë punë e bërë nga Fakulteti i Ekonomisë në drejtim të profesionistëve të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për kompanitë private në vend.

“Suksesi është një rrugëtim që nuk njeh ndalesa dhe për ta vazhduar atë bashkarisht, dijeni se mbështetja jonë nuk do të mungojë për asnjë moment; jo vetëm në kuadër të zhvillimit akademik, por për praktika të vlefshme në kompanitë e Grupit BALFIN, të cilat të orientojnë drejt tregut të punës i përgatitur dhe i sigurt” , iu drejtua Mane studentëve të pranishëm ndërsa shtoi një fakt mjaft interesant, se mbi 450 ish-studentë të Fakultetit të Ekonomisë janë aktualisht të punësuar në kompanitë e Grupit BALFIN në vend. Gjithashtu, 20 studentë nga ky fakultet, falë programit B4Students, po vijojnë aktualisht praktikën në kompanitë e grupit.

Dekani i fakultetit, Asoc. Prof. Dr. Bernard Dosti risolli në vëmendje marrëvëshjen e nënshkruar të bashkëpunimit me Grupin BALFIN dhe tha se ajo do të vijojë edhe më tej, në sajë të vizionit të përbashkët për një ekonomi të qëndrueshme. Ai i mëshoi rëndësisë që ka ky bashkëpunim, duke e cilësuar si shembull që tregon se si sipërmarrja private mund të kontribuojë në përmirësimin e sistemit arsimor.

“Jam i lumtur që marrëveshja e bashkëpunimit me Grupin BALFIN nuk është një marrëveshje në letër, përkundrazi. Ajo është konkretizuar në mënyrë shumë domethënëse dhe do të vijojë të japë më të mirën, si për fakultetin dhe studentët e saj, ashtu edhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Eshtë padyshim një akt i ndërmarrë që dëshmon më së miri se si sipërmarrja private mund të nxisë një sistem arsimor më cilësor” , u shpreh dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Bernard Dosti.

Në harkun kohor të katër viteve, bashkëpunimi mes Fakultetit të Ekonomisë dhe Grupit BALFIN ka sjellë investime me vlerë si: 1 laborator modern informatike, praktika bashkëkohore profesionale pranë kompanive të Grupit, organizim konferencash akademiko-shkencore, si dhe aktivitete të shumta me në qendër zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve. Fondacione Mane i bashkohet qëllimeve të Grupit BALFIN përmes programit B4Students dhe bursave të studimit, ku studentët përfitojnë përvoja praktike dhe aftësi të vlefshme për karrierën e tyre.

Next Post
SPAK iu sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme

SPAK iu sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Një krizë e re? Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

November 5, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

November 5, 2026
RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In