Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Vlorë është takuar edhe me një grup vajzash e grash nga Kosova.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga momenti i qëndrimit me to.
“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama.
Shqipëria feston sot 109-vjetorin e Pavarësisë. Pavarësisht masave të pandemisë qytetarë kosovarë, por edhe nga Maqedonia e Veriut kanë ardhur në Shqipëri për të kremtuar festat e Nëntorit.
/a.r