• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama: Jam njeriu më i painteresuar për të vënë taksa, por…

by A R
06/04/2018 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dëmi për hapjen e parakohshme të Rrugës së Kombit, ka qenë plot 150 milion Euro. Plot 42 milion Euro në vit na shkojnë për shlyerjen e borxhit për Rrugën e Kombit… Pyetja është shumë e thjeshtë: Duam ne, që rrugën e kombit ta shpëtojmë, apo duam që t’ua lëmë faturën po këtyre të shkretëve dhe po fëmijëve të tyre 7, 8, 10 vjet më vonë, shumë më të kripur”

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, ka patur një moment shpërthimi, gjatë të cilit ka ofruar versionin e tij mbi gjithçka që po ndodh këto ditë, në debatin e madh për Rrugën e Kombit.

“Rruga e kombit është e kërcënuar nga një rrënim i pakthyeshëm”, ka thënë Rama, ndërkohë që ka përmendur rreziqet e kësaj rruge për jetën e qytetarëve. Sipas Ramës, “Rruga e Kombit ka 37 vatra rreziku të çdo momenti për jetën”.

Sipas Ramës, dëmi për hapjen e parakohshme të Rrugës së Kombit, ka qenë plot 150 milion Euro. Kryeministri ka shtuar se nga 110 milion dollarë që qeveria shqiptare paguan çdo vit për të shlyer borxhet e qeverisë së shkuar, plot 42 milion janë shlyerje borxhi pikërisht për Rrugën e Kombit.

“Pyetja është shumë e thjeshtë: Unë jam Kryeministri i vendit, jam njeriu më i painteresuar për të vënë taksa, tarifa dhe detyrime. Sepse në fund të ditës të gjitha këto krijojnë pakënaqësira. Zgjidhja është shumë e thjeshtë: Ose unë mbyll sytë, dhe them sa t’i hyj këtij telashi, më mirë rri dhe shoh rehatin tim në karrike, nuk hyj në asnjë lloj konflikti me këta njerëz që kanë absolutisht të drejtat e tyre të ndihen të pakënaqur për këtë masë, dhe e lë këtë punë që, pas disa vitesh, vrafshin veten siç e lanë të tjerët përpara, ku me vrafshin veten na lanë ne mbrapa gropa që vazhdojmë të përpiqemi t’i mbushim”, ka thënë Rama, i cili ka shtuar: “Pyetja është shumë e thjeshtë: Duam ne, që rrugën e kombit ta shpëtojmë, apo duam që t’ua lëmë faturën po këtyre të shkretëve dhe po fëmijëve të tyre 7, 8, 10 vjet më vonë, shumë më të kripur”. / lexo.al

Next Post
FOTOT/ Demi Rose nuk zhgënjen kurrë

FOTOT/ Demi Rose nuk zhgënjen kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In