Edi Rama i ka kushtuar sot një urim vlonjatëve. Ai shprehet se ka nderin të jetë deputet i qarkut ku kaloi fëmijërinë.
Përmes videos së mëposhtme, Kryeministri uron qytetarët duke shkruar:
“Një urim i posaçëm për të gjitha familjet e Vlorës, pa dallim, gjyshërit, gjyshet, prindërit e fëmijët e Vlorës, nga bregu i detit deri thellë në malet e Labërisë, vendi ku kaloja verën si fëmijë e ku kam sot nderin e madh të shërbej edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë🙏
Qoftë një vit i mbarë e me shëndet e me të mira për të gjithë ju, krejt pavarësisht bindjeve e simpative tuaja politike dhe me vargjet e mahnitshme për Vlorën, brendashkruar zemrës suaj:
Vlorën vetëm Vlorën
thelb e kam në zemër
Ditën e kam dritë,
natën e kam endërr”
/a.rada










