Një video që tregon një polic në Kaliforni që i drejton armën një pasagjeri për nëntë minuta gjatë një ndalese të trafikut po shkakton zemërim në mediat sociale.
Në videon e filmuar nga shoferi dhe më vonë e ngarkuar në internet, një oficer i paidentifikuar nxjerr armën në dritaren e makinës, dhe i kërkon vazhdimisht drejtuesit të makinës të mbajë duart aty ku mund ti shohë, shkruan javanews.
“Pse po më drejton akoma armën?” Pyet drejtuesi i automjetit vazhdimisht. Ndërkohë që partnerja e tij që ndodhet në makinë replikon me efektivin e policisë duke e pyetur nëse kjo është e nevojshme./a.ç/javanews.al