• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO /Plani për spitalet, si do të funksionojë skema e re

by Java News
17/12/2017 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani për spitalet universitare do të nisë zbatimin e një modeli të ri patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotësuar nevojat me mjekë specialistë sipas kërkesave që spitalet rajonale kanë, ç’ka do t’i ndihmojë këto të fundit për të arritur standardet e cilësisë dhe akreditimit.

Për të sqaruar opinionin publik lidhur me skemën e re  zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për ATSH-në tregoi hapat konkretë ku do të ndërhyhet për përmirësimin e shërbimit në spitale.

“Sistemi i patronazhimit është shumë më i gjerë sesa është përcaktuar në media të ndryshme. Sfida e shëndetësisë ndërmjet të tjerash, në radhë të parë, është rritja e cilësisë së shërbimeve. Qëllimi që ne kemi është që të rrisim cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale. Pra, t’i bëjmë shërbimet në spitalet rajonale të afërta me ato të cilësi shërbimi që ofrohet  në spitalet universitare. Pra, patronazhimi është shumë më i gjerë sesa dërgimi i mjekëve specialistë në ditë të caktuara. Ajo ç’ka është e rëndësishme është që, spitalet universitare do të asistojnë spitalet rajonale në drejtim të treguesve që duhen për të arritur standardet e cilësisë dhe akreditimit. Standarde për të cilat jemi duke punuar veçanërisht gjatë këtij mandati” sqaroi Rakacolli.

Incentivat financiare dhe bonuset e përcaktuara do të jetë instrumenti që do mundësojë shpërndarjen e mjekësve për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja. Asnjë spital nuk do të dërgoje pacientë direkt në spitalet universitare, pa ndjekur sistemin e brendshëm referimi dhe pa u konsultuar me mjekët e shërbimit terciar. Konsultat do të kryhen përmes sistemeve si telemjekësia, përjashtuar këtu rastet urgjente, të përcaktuara qarte në protokollet e miratuara.

Gjithashtu, zv/ministrja tha se mungesa e specializimeve për 4 vite ka sjellë edhe probleme në asistimin mjekësor të specializuar për këto spitale.

“Mungesa e specializimeve 4 vite i kanë sjell një dëm të madh asistencës mjekësore të specializuar, ku numri i specialistëve në këtë spitale nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e njerëzve. Njëherësh, qytetarët detyrohen që për arsye të ndryshme t’i drejtohen spitaleve universitare duke krijuar fluks të madh, ç’ka çon në ulje të cilësisë së shërbimit. Ndaj është menduar që për ulur fluksin here pas herë specialistët e spitaleve universitare bazuar mbi kërkesat/problematikat e spitaleve rajonale të ofrojnë konsulta në rrethe në ditë të caktuara. Kjo gjë do të funksionojë si një proces i përkohshëm, deri në janar të 2019-s kur dalin edhe specialistët e rinj”, sqaroi Rakacolli.

Gjatë intervistë zv/ministrja vuri në dukje se ka disa spitale bashkiake të cilat për shkak të lëvizjeve demografike të popullsisë nuk kanë më shtrime në spitale, ndaj ajo ç’ka ministria e shëndetësisë ka menduar është fuqizimi i rolit të këtyre spitaleve. Ajo konfirmoi se nuk do të ketë mbyllje të tyre. Përkundrazi, sipas Rakacollit, përmes asistimit të këtyre spitaleve me mjekë specialistë nga spitalet rajonale do të rritet cilësia e shërbimit. Sakaq, spitalet bashkiake do të mbikqyren nga spitalet rajonale.

“Aktualisht, spitalet bashkiake kryejnë funksionin e urgjencën 24 orëshe, por falë strategjisë 2017-2021 do të fuqizohet funksionimi i tyre përmes asistimit, plotësimit të kërkesave qoftë kjo me mjekë specialistë apo me mjetet e nevojshme në fushën e shëndetësisë”, përfundoi ajo. Deri në vitin 2021, Ministria e Shëndetësisë synon rankimin/akreditimin e spitaleve rajonale bazuar në cilësinë e shërbimeve.

Grafiku i mbikqyrjes së spitaleve: 

-Spitali “Shefqet Ndroqi” do të asistojë:

Spitalin e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit,

-Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:

Spitalin e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Dibrës

-Spitali i Traumës:

Spitali i Gjirokastrës, Vlorës dhe i Fierit

ATSH

Next Post
VIDEO/ Tinka Kurti s’i mban lotët për tetovarin që sakrifikoi jetën e tij për 2 vajzat në Vlorë

Tinka Kurti mbush 85 vjeç, Bushati uron "Zojën e randë" të teatrit dhe kinemasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In