• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO | “Phu të q*sha tradhtarin e m*tit”, degradon debati në Kuvendin e Kosovës! Opozita i turret Kurtit

by A R
23/03/2023 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E enjtja ishte ditë debati në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti raportoi për marrëveshjen e Ohrit më 18 Mars.

Por nuk kanë munguar replikat mes tij, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi. Këta të fundit e akuzuan Kurtit se ka hequr dorë nga parimet e tij, ndërsa kryeministri i Kosovës u përgjigj duke thënë se Abdixhiku dhe Krasniqi po sillen si aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqjen.

Por seanca ka degraduar edhe në fjalë banale. Pasi Krasniqi përfundoi fjalën e tij dhe pritej të fliste Abdixhiku u dëgjua të thuhet: Phu të q*fsha tradhtarin e m*tit. Megjithatë kamera nuk e fokuson se cili prej të pranishmëve në sallën e Kuvendit ka harruar mikrofonin hapur dhe e thotë këtë fjali.

Albin Kurti: Deputeti Krasniqi dhe deputeti Abdixhiku po flasin si me qenë aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqjen. Për besë, nuk di si ta shpjegoj ndryshe këtë diskurs. Pra sikur të ishin aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqjen dhe janë të pakënaqur me kryetarin. Po më duket vetja si në Këshill të Përligjshëm të VV. Ju jeni PDK, ju jeni LDK, nuk jeni Vetëvendosje. Nuk e di pse po më kujtohet tani deklarata e Skënder Hysenit i cili pati thënë që deputeti Abdixhiku është Vetëvendosje në LDK. Pra pushoni në diskursin e aktivistit të pakënaqur të Vetëvendosjes që jep dorëheqjen. Prezantoni vizion. Prezantoni ide. Jo pakënaqësi thua se jeni anëtarë të Vetëvendosjes. Ua kam thënë dhe herën e kaluar, opozitarizmi bëhet o me kritikë racionale, ose me zemërim revolucionar, ose me të dyjat, por jo pa asnjërën. Prandaj ju po flisni këtu thua se jeni anëtarë të dorëhequr të Vetëvendosjes…. E bëri atë pyetjen para pasqyrës a do ta puthje, apo do ta pështyje. Unë nuk e bëj asnjërën, por kolegët e mi që kam këtu në qeveri që e njohin deputetin Abdixhiku më mirë se unë, po thojnë që e dinë se çka bën ky.

Memli Krasniqi: Zoti kryeministër ne nuk bëmë hajgare me ty sepse ti ke bërë hajgare me veten, por ti kryeministër nuk je hajgarexhi. Kë e ki këshilltar kryesor në këtë proces dialogu? E ke një prej ekspertëve më të mirë në botë, Mark Weller. Pyete çka është Vetëvendosja dhe kujt i takon. Librin e tij “Ikja prej kurthit të Vetëvendosjes” Mark Weller, në faqen 23, thotë që vetëvendosja nuk u takon vetëm popujve, por edhe grupeve brenda një shteti edhe individëve. Kjo është qasja teorike për të cilën më vjen keq që nuk e dinke. Je tu fol për një temë që definon si emër, këshilltari jot kryesor. Je mbyt duke e nxjerrë në media duke u munduar të arsyetojë, si është marrëveshja e mirë. Vetëmenaxhimi nuk është vetëqeverisje. Këtu kur t’i bësh vendimet të cilat presin, atëherë e shohim çka i bie. Serbët tha që nuk janë popull por komunitet. Me këtë logjikë edhe shqiptarët nuk janë popull, por komunitet. Kjo është logjikë jugosllave. Shiko, unë në Vetëvendosje kurrë nuk kam qenë, shyqyr prej zotit. Dorëheqje prej Vetëvendosjes ke dhënë ti, prej krejt parimeve çka ke besuar. Autonomisë mundesh me i thënë vetëmenaxhimin, por kjo nuk e ndërron substancën. Ti mundesh edhe me i thënë qershiave dredhëza, ama qershia mbesin ato.

Glauk Konjufca: Tani deputeti Abdixhiku e ka kohën e replikës.

Dëgjohet një zë: Phu të q*fsha tradhtarin e m*tit.

Lumir Abdixhiku: Kryeministër nëse mendon se më nxjerr prej taktit ose më nervozon me ofendime personale gabohesh shumë. Unë kur shikoj veten në pasqyrë nuk e kam barrën që kanë vdekur njerëz për kauzën time politike. Nuk e kam barrën që e kam kallur një Kosovë të tërë për një kauzë që sot e kam shkelur. Nuk e kam barrën që i kam quajtur njerëzit tradhtarë dhe që kam rrezikuar jetën e tyre. Nuk e kam barrën që kam hëngër të gjitha qershitë një nga një. Nuk e kam barrën që kam rrezikuar të ardhmen e vendit për shumë vite. Po shijoj si ballafaqon veten, kauzën tënde dhe këtë përfundim të padinjitetshëm të pozicionit politik.

/a.r

Next Post
Shitja e drogës në Tiranë/ ‘Sa do ma japësh? Mos më shkruaj në Facebook se e ka dhe gruaja’

Shitja e drogës në Tiranë/ 'Sa do ma japësh? Mos më shkruaj në Facebook se e ka dhe gruaja’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In