Logan Webb ka mbetur i tmerruar, gjatë fluturimit me aeroplan nëpër Shtetet e Bashkuara, kur pa se njëri nga motorët ishte duke rënë poshtë.
Në momentin që aeroplani ishte në mbi dhjetë mijë metra lartësi, kjo pjesë kishte pësuar dëmtim dhe u kërkuar që të bëhej ulje emergjente.
“Vetëm shikova nga dritarja dhe e pashë motorin që ishte dëmtuar, mbeta i tmerruar” ka thënë udhëtari Webb.
Të gjithë 148 pasagjerët dhe stafi i aeroplanit, kanë dalë të pa lënduar, pas uljes emergjente, që është realizuar me sukses.
Kompania ajrore ka kërkuar falje për shqetësimin, duke thënë se aeroplanit do t’i bëhen të gjitha kontrollet, derisa gjithçka të jetë në rregull.
g.kosovari