• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO / Pas vrasjes së Xhuvanit, “maskohet” PD e Elbasanit, u ndryshon ngjyrën furgonave

by A R
22/04/2021 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sekuestrimit të tre furgonave të bardhë, PD në Elbasan tashmë ka marrë frgona të rinj, duke i ndryshuar ngjyrën nga të bardhë në gri. Me këta furgonë me logon e PD-së, struktura e armatosura e kësaj partie, grup paraushtarak, vijon të patrullojë qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë.

Furgonët e PD-së u sekuestruan pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2021/04/videoplayback-3.mp4

Si ndodhi ngjarja e vrasjes në Elbasan: Ndërsa gjatë ditës tre furgona të PD lëviznin vazhdimisht në të gjithë qytetin e Elbasanit, në orën 14:00 të 21 prillit, policia është njoftuar nga Arjan Hoxha se në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona. Kjo ka bërë që policia të çojë në vendin e ngjarjes një patrullë të “Shqiponjave”, dhe dy zv. drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë. Sapo policia ka mbërritur, Arjan Hoxha është shkëputur nga anëtarët e tjerë të grupit të armatosur të Gazment Bardhit të vetëshpallurit si mbrojtës të votës, dhe i është afruar efektivëve, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ata i kishin bllokuar rrugën automjetit fuoristradë ML pa targa, me shofer Met Gresën, të cilit i kishin marrë çelësin, asi sipas tyre në këtë mjet kishte prova të shitblerjes së votës. Gjatë konfliktit, në prani të policisë, situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.

Kjo ka bërë që policia të arrestojë Arjan Hoxhën së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur të PD-së me akuzën e pengmarrjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë me dhunë dhe atë të vrasjes. Arbër Paplekaj, pas vrasjes u largua dhe më pas u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke pranuar krimin.

Për pretendimin e ngritur të grupit të armatosur të PD se disa persona po kryenin në mjetin ML pa targa shitblerje të votës, policia tha se pas ekzaminimit nuk ka asnjë provë që ky pretendim të ishte i vërtetë.

Marrë nga Shqiptarja.com

Next Post
Lefter Koka: Meta, palaço që të vret natën e të qan ditën!

Lefter Koka: Meta, palaço që të vret natën e të qan ditën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In