
Në bardhësinë e fushës, në një sfidë të akullt, për të ndezur sapo pak ambientin mendoi Jurgen Bardhi pas vetëm katër minutash lojë. I harruar në zonë, në zhvillimet e një goditje këndi, sulmuesi më kokë, arriti të kalojë Partizanin në avantazh.
Ky ishte thjeshtë një start perfekt por për të bërë dhe më të lehtë këtë transfertë përballë Skënderbeut mendoi Solomon tre minuta më pas.
I shërbyer nga Asani në zonë, sulmuesi me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.
Në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kushte perfekte, Kastrioti befasoi menjëherë Tiranën duke kaluar në avantazh në minutën e 21-të. I harruar në zonë, Dejvid e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke i dhuruar ekipit të Ndreut një avantazh të rëndësishëm. Tirana reagon dhe në minutë ne 35-të, Idi Batha rikthen baraspeshën.