Publikohen pamjet e megaoperacionit të koduar “Knock Down 2” në Korçë ku u arrestuan 23 persona dhe nëntë të tjerë u shpallën në kërkim.
Kjo ishte faza e dytë e operacionit policor. Në kuadër të të dy fazave janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim, ndërkohë vijon hetimi intensiv për 127 persona të tjerë.
Policia sqaroi se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, heroine e kanabis të ndara në doza gati për shitje, shuma të konsiderueshme në lekë, paund, euro dhe dollarë, 38 makina si dhe aparate celulare. Autoritetet theksojnë se operacioni është në vijim ku dhe pritet të ketë arrestime të tjera.
/s.f