A2 CNN ka arritur të sigurojë pamjet nga lart të fabrikës së bojërave në Maminas, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, duke bllokuar për orë të tëra autostradën Tiranë-Durrës dhe shkaktuar panik te banorët e zonës për shkak të depove të gazit që ndodheshin pranë saj.
Nga pamjet shihet qartë dëmi i madh që ka shkaktuar zjarri në fabrikë, që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, pasi punonjësit e saj ishin larguar më herët.
Pronari i fabrikës deklaroi se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit dhe mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit është dëmi më i madh i shkaktuar.
/a.r