• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

by Ilir Demaliaj
07/01/2026 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Fuqisë së Nënës Natyrë nuk mund t’i ikim. Por tragjedia fillon kur Nëna Natyrë tërbohet nga një furi që ia ka shkaktuar vetë njeriu. Dhe kjo nuk është më metaforë. Është realitet i përditshëm shqiptar.

Këtu nuk e kam fjalën për popullin “heroik” të miteve, por për atë realitet brutal që nga viti 1992 e këtej ka ndërtuar në kënetë, mbi hidrovore, në toka bujqësore, mbi kanale kulluese, pranë lumenjve dhe në bregdet. Zaptime të tokave publike e private, hunj e drunj, kasolle të kthyera në pallate, legalizime kriminale, asnjë mendim për kanalizime, për ujëra të bardha, për ujëra të zeza, për kullim.

Ndërto për të shkatërruar dhe shkatërro për të “ndërtuar”.

Këta nuk janë thjesht njerëz të varfër që kërkuan strehë. Janë barbarë modernë që shkatërruan qytetet dhe bregdetin, pa asnjë lidhje me qytetarinë dhe përgjegjësinë komunitare. Dhe sot, ironikisht, shumica e tyre janë quajtur “sipërmarrës”, “investitorë strategjikë”, “biznesmenë të suksesshëm”.

Këta nuk janë njerëz dosido. Janë produkt i një sistemi të ndërtuar qëllimisht nga bashkëpunimi katërkëndësh politikë–biznes–media–krim, një sistem që ka funksionuar pandërprerë që nga viti 1992. Sot ky sistem ka hyrë në fazën e kolapsit dhe përmbytjet janë vetëm simptoma fizike të një sëmundjeje morale dhe institucionale.

Kjo nuk mbulohet më me bën muuuuu.

Faktet janë aty – shifrat janë aty

Vetëm për sektorin e ujësjellës–kanalizimeve, Shqipëria ka përfituar:
• kredi dhe grante nga Banka Botërore (Water Supply and Sanitation Projects, disa faza që nga vitet ’90),
• fonde nga BERZH për ndërmarrjet e ujësjellësit,
• fonde të Bashkimit Europian (IPA),
• buxhete shtetërore të përsëritura çdo vit.

Në total, sipas të dhënave të vetë qeverive shqiptare dhe raporteve të KLSH, flitet për rreth 1.5 – 2 miliardë dollarë të alokuara në 30–35 vite për ujë të pijshëm, kanalizime, mbrojtje nga përmbytjet dhe rehabilitim kanalesh.

Pyetja është e thjeshtë:
Ku janë?

Durrësi – qytet pa ujë, qytet nën ujë

Durrësi, një nga qytetet më të mëdha dhe më të pasura potencialisht, sot përmbytet me 20–30 cm reshje shiu, një nivel që çdo qytet normal e përballon pa asnjë problem. Kanalizimet nuk funksionojnë, sepse:
• janë ndërtuar pa standard,
• janë bllokuar nga ndërtimet,
• nuk janë mirëmbajtur kurrë.

Ndërkohë, uji i pijshëm në rubineta vjen një herë në dy ditë, ndonëse qyteti furnizohet nga burime të shumta dhe ka pasur projekte të shumta “rehabilitimi”. Ujin e pi “kulçedra” politike–biznes–klienteliste, që e përdor për resorte, ndërtime pa kriter, lidhje ilegale. Media hesht. Institucionet bëjnë sikur nuk shohin. Krimi garanton qetësinë e skemës.

Shkodra – laboratori i dështimit shtetëror

Shkodra ka pasur projekte specifike për mbrojtje nga përmbytjet, digat, argjinaturat e Bunës dhe Drinit, financime të huaja dhe plane kombëtare. Rezultati: përmbytje ciklike, çdo disa vite, të njëjtat zona, të njëjtat premtime, të njëjtat mashtrime.

Lumenjtë janë ngushtuar, kanalet janë zënë, tokat janë ndërtuar, dhe pastaj bëjmë sikur përmbytja është “fatkeqësi natyrore”.

Jo. Është krim i organizuar institucional.

Shoqëri që po kryen vetëvrasje

E gjithë shoqëria është ushqyer me këtë normalitet të sëmurë. Me idenë se “kështu është Shqipëria”, se “s’kemi ç’të bëjmë”, se “të gjithë vjedhin”. Ndërkohë po kryejmë vetëvrasje kolektive. Natyrën e kemi vrarë, territorin e kemi shkatërruar, institucionet i kemi kthyer në fasadë.

Qytetaria e një vendi fillon nga përgjegjësia qytetare. Shqiptarëve kjo u ka munguar dhe u mungon ende, sepse për dekada janë trajtuar si turmë e manipulueshme, jo si qytetarë me të drejta dhe detyrime.

Por një shoqëri pa përgjegjësi qytetare dhe pa shtet funksional nuk përmbytet vetëm nga uji.
Përmbytet nga kalbëzimi.

Mjaft eshte mjaft!

Next Post
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

RTSH: duhet të paguajmë që ta kemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com