Vetëm pak pasi u raportua për një tërmet me magnitudë 7.1, që tronditit këtë të martë kryeqytetin e Meksikës, në rrjetet sociale janë postuar foto e video të shumta.
Nuk dihet ende dëmet që kanë shkaktuar këto lëkundje të forta, që vijnë vetëm pak ditë pas tërmetit që i mori jetën të paktën 90 personave në vend.
Deri më tani raportohet për të paktën një ndërtesë të shembur. Pikërisht ky moment është kapur nga qytetarët në video.
Në pamje shihet sesi i gjithë pallati lëkundet derisa shembet i tëri.
Ulërima e lutje si “Zoti im” mund të dëgjohen në videot e shumta të postuara në rrjetet sociale./a.ç
Aquí el momento donde un edificio, al parecer en la Colonia Roma colapsa. pic.twitter.com/rAYKX0lJjm
— REFORMACOM (@Reforma) September 19, 2017










