• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Pa këtë je si ajo shtëpia e vjetër”, Rama dhe Veliaj i dorëzojnë familjes nga Ndroqi çelësin e banesës së re

by Java News
10/12/2019 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë anëtarët e familjes Matera në fshatin “Lagje e Re” Ndroq do e presin ndërrimin e viteve në shtëpinë e tyre të re. Sikurse kishte premtuar kryebashkiau Erion Veliaj, banesa e vjetër e shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit, u rindërtua në kohë rekord ndërkohë që është bërë edhe mobilimi i saj si dhe vendosja e pajisjeve elektroshtëpiake.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dorëzuan çelësat e banesës së re zonjës së shtëpisë Sadihe Materës, e cila nuk do të duhet më të mendojë për çatinë e shkatërruar dhe për rrezikun që i kanosej çdo ditë nga amortizimi i banesës dhe që me tërmetin pësoi shkatërrimin total.

Kreu i qeverisë u shpreh se sikurse kjo banesë e cila është bërë shumë herë më e mirë se ajo që ishte para se të dëmtohej nga tërmeti, edhe shtëpitë e tjera do të jenë model. “Keni kaluar pa dëmtime në shëndet. Kjo është kryesorja. Të tjerat pastaj, më mirë bëhet. Shtëpia është më e mirë se ajo që ishte. Të gjithë ata që kanë pasur dëme do t’ua bëjmë shtëpinë më të mirë”, tha Rama. 

“Një fakt të tillë e konfirmoi edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili deklaroi se që në fillim një nga synimet ka qenë që banesat e reja që po ndërtohen pas tërmetit të jenë më të forta dhe me kushte shumë herë më të mira duke vendosur një standard të ri. “Jo çdo e keqe vjen për keq. Edhe me porosinë e kryeministrit, dhe me ndihmën e miqve tanë, jemi dita me natën”, tha Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Çështja ‘Babale’/ Prokuroria kërkon 1.6 vite burg për ish-deputetin Ervin Salianji

FAKSIMILE / Zbardhet vendimi i Prokurorisë: Salianji inskenoi çështjen “Babalja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com