• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FAKSIMILE / Zbardhet vendimi i Prokurorisë: Salianji inskenoi çështjen “Babalja”

by A R
10/12/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të një procesi të gjatë e të hollësishëm hetimor dhe gjyqësor dhe pasi u dëgjuan dëshmitë e dëshmitarëve dhe personazheve të tjerë që kishin dijeni për ngarjen, organi i prokurorisë ka gjetur fajtor ish-deputetin Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi si organizatorët e inskenimit e audiopërgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish – ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. Prokurorët Genc Qano dhe Kolë Hysenaj paraqitën sot para gjykatës përmbledhjen e të gjitha konstatimeve hetimore, duke argumentuar se “Të 4 të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme me qëllim perfitimi financiar apo politik”. Sipas tyre “Salianji i ka premtuar 200 mijë euro shtetasit A.Veliu, i ashtuquajturi “Babale”, nëse i sjell një rregjistrim që penalizon vellain ish ministrit Fatmir Xhafaj”.

Në përfundim të këtyre konkluzioneve, dy prokurorët në pretencën e tyre kanë kërkuar nga gjykata deklarimin fajtor të pandehurit Ervin Salinji për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallëzim i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

Në lidhje me këtë të pandehur, prokurori Genci Qama (ndryshe nga prokurori Kolë Hysenaj) kërkon që në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal të bëhet pezullimi i ekzekutimit të vendimi për një periudhë 3 vjeçare, duke urdhëruar të pandehurin që të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

Gjithashtu prokurorët në pretencën e tyre kanë kërkuar deklarimin fajtor të pandehurit gazetarit Jetmir Olldashi për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallëzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Edhe për këtë të pandehur në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, ata kërkojnë pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i pandehuri Jetmir Olldashi të përmbushë një punë në interes të publikut për një kohë prej 200 orë.

Prokuroria kërkoi po ashtu dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin.

Gjithashtu të pandehurit përveç dënimit penal, si palë humbëse dhe fajtore kanë tashmë edhe detyrimin e përballimit të shpenzimeve të hetimit dhe atyre proceduriale. Më konkretisht shpenzimet proceduriale në shumën prej 50000 mijë lekë dhe 13547 paund të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe zhpenzimet gjyqësore në masën që do të përcaktohet nga gjykata do ti ngarkohen të pandehurve.

/a.r

Next Post
Zyrtare/ Pas kombëtares, derbi Partizani-Tirana do luhet në “Air Albania Stadium”

Zyrtare/ Pas kombëtares, derbi Partizani-Tirana do luhet në “Air Albania Stadium”

Comments 1

  1. Jona says:
    7 years ago

    Do ta kishte zili dhe regjizori me i mire i Hollywoodit. Gjithesekush te marre denimin qe meriton. Drejtesia te vihet ne vend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com