• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Nis puna për zëvendësimin e tapetit në “Air Albania”, Administratori i stadiumit: Do të jetë gati në…

by Java News
10/07/2021 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur që prej ditës së premte puna për heqjen e tapetit të vjetër në fushën e stadiumit kombëtar “Air Albania”, që do të zëvendësohet me tapetin e ri të barit dhe gjithçka të jetë gati për në muajin shtator, kur Shqipëria do të rinisë fushatën e ndeshjeve eliminatore kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Procesi i heqjes së tapetit të vjetër si dhe rregullimi i bazamentit zgjat nga shtatë deri në nëntë ditë dhe për këtë, një grup i posaçëm po punon intensivisht dhe me ritme të larta pune. Tapeti i ri që do të vendoset do të ketë në përbërjen e tij bar hibrid dhe bar natyral.

Në një prononcim të dhënë për fshf.org, administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri, është shprehur se pas heqjes së tapetit dhe rregullimit të bazamentit, do të vijojë puna për shtrimin e tapetit hibrid, duke theksuar se ky është një proces që do kohë, por që do të jetë gati për muajin shtator.

“Kemi filluar nga dita e djeshme heqjen e tapetit të vjetër, proces i cili sëbashku me rregullimin e bazamentit do të dojë një kohë nga shtatë deri në nëntë ditë. Më pas do të procedohet me instalimin e tapetit hibrid, i cili do të mbillet me farën e barit.

Normalisht është një proces që kërkon dy muaj kohë, por ne jemi duke i afruar proceset me njëra-tjetrën dhe besoj se në datën 5 shtator për ndeshjen e parë që Shqipëria do të luajë këtu ndaj Hungarisë, fusha do të jetë gati dhe në gjëndje optimale” – shprehet Tomorri.

Me fushën e re hibride që do të instalohet, Tomorri thekson se do të ketë mundësi që të luhen më shumë ndeshje dhe aktivitete të tjera ekstra sportive. “Përzgjedhja e tapetit hibrid është bërë me këtë qëllim, që të mbajë ngarkesë më të madhe dhe mund të përdoret edhe për koncerte apo spektakle që mund të mbahen në fushë– përfundon Tomorri në prononcimin e tij për fshf.org”.

g.kosovari

Next Post
Paralajmërimi i Ramës/ Policia ndëshkon me gjoba lokalet e natës në Jug, s’respektuan orën policore

Paralajmërimi i Ramës/ Policia ndëshkon me gjoba lokalet e natës në Jug, s’respektuan orën policore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

February 10, 2026
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In