• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qerelez dhe Molotovë

by Artur Ajazi
10/02/2026 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndersa Edi Rama ka rritur dhe forcuar bashkëpunimin me partnerët europianë dhe ata amerikanë, në rrugëtimin drejt integrimit Shqiperisë, duket se opozita ka vendosur të mos ndryshojë asgjë nga axhenda e saj. Ajo ka thirrur në 10 Shkurt sërish një “protestë madhështore” para kryeministrisë, e bindur se, “do trondisë themelet e qeverisjes Rama”. Nisur dhe rastet e tjera, veç rreshtit të parë të “zjarrmëtarëve”, të pajisur me fishekzjarre dhe molotovë, pjesa tjeter vjen në shesh nga zori, për të përmbushur një detyrim, dhe për qerelez (osmanisht-zbatitje, gallate).

Protestat e kësaj opozite, ngjasojnë me seminaret ditore, ku mbahen ca fjalime, shfaqen  video të kaluara të Berishës, dëgjohen ca thirrje “Rama ik”, dhe pastaj gjithçka degjeneron në dhunë nga adoleshentët e rreshtit të parë. Në botën e qyteteruar, protestat e opozitës bëhen ndryshe. Kanë seriozitet, kanë drejtues dinjitozë, kanë platformë dhe program demokratik, duke mos prekur asnjë “fije bari”, dhe jo të mendosh të djegin institucionet. Natyrisht këtu tek ne, organet e drejtësisë gjithmonë ndahen, kur vjen fjala dhe rradha e kunderveprimit ndaj veprave të tilla penale.

Qerelez sheh çdo shqiptar, tek dëgjon fjalimin e Berishës, tek sheh se si me urdher, në frazën e fundit të fjalimit në protestë, “nisin hedhjet e molotovëve”. Ca nga mesi protestuesve nisin dhe qeshin, ca bëjnë video, ca shohin se si Berisha nis dhe zbret shkallët e podit dhe niset nxitimthi drejt selisë, nga ku komandon përmes Mulit, “zjarrmëtarët”. Kësaj here, thonë se e kanë seriozisht “rrëzimin e qeverisjes Rama”.

Thonë gjithashtu se “do të ngujohen në shesh, do të ngrenë çadrën, dhe do ta detyrojnë kryeministrin të largohet”. Natyrisht çadra pritet të mbushet me ata që duan të shijojnë qerelezin, dikush ngre dhe “dy gishtat lart”, do porositen ca sufllaqe, pica, dhe kështu “misioni drejt pushtetit mbetet kauzë e opozitës”.

Gjithmonë në rastin kur Berisha ka vendosur të ngrejë çadrën, dhe brenda saj, të ngujojë “qëndrestarët e partisë”. Skenarët e kësaj proteste thonë burimet se “janë ndryshuar 10 herë brenda kësaj jave, pasi Berisha ndjek me vëmëndje axhendën e Ramës me nderkombetarët”. Kjo pra është opozita. E çdo ti mbajë mënd ky popull, apo dhe  demokratët e mbetur tek ajo parti, kësaj “humbëtire opozitë”, që ka në gjirin e saj gërdecarët, mëkatarët, milionerët, dhe më dramatikja është se, “kërkon pushtet me çadra, molotovë, dhe dhunë”, dhe jo me votën e lirë.

Next Post
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In