• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

by A R
10/02/2026 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga TemA

Nëntë vite pas ngritjes së të ashtuquajturës “Çadra e Lirisë” përpara Kryeministrisë, Partia Demokratike, tashmë, me kryetar Sali Berishën, duket se po rikthehet, në forma dhe ide, tek i njëjti model aksioni politik që për një kohë të gjatë e anatemoi dhe e tregoi me gisht si një tradhëti të Lulzim Bashës.

Si lindi dhe si u mbyll ‘Çadra e Lirisë’?

Më 18 shkurt 2017, Partia Demokratike ngriti një çadër proteste përballë Kryeministrisë, duke shpallur nisjen e një aksioni të përhershëm kundër qeverisë së Edi Rama. Kërkesa zyrtare ishte “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ndërsa kushti politik i vendosur nga opozita ishte formimi i një qeverie teknike që do të garantonte procesin zgjedhor.

Çadra u shoqërua me bojkot parlamentar, protesta të vazhdueshme dhe një retorikë përjashtuese, sipas së cilës opozita nuk do të hynte në zgjedhje pa plotësimin e kushteve të saj. Për gati tre muaj, PD mbajti një qëndrim të ngurtë, duke e zhvendosur betejën politike nga institucionet në bulevard.

Kriza u mbyll më 17 maj 2017, me marrëveshjen Rama–Basha, e cila parashikoi shtyrjen e zgjedhjeve, përfshirjen e disa ministrave “teknikë” të propozuar nga opozita dhe rikthimin e PD-së në procesin zgjedhor. Çadra u çmontua, opozita hyri në zgjedhje dhe cikli i protestës u shpall i mbyllur.

Rezultati politik: Humbje dhe asnjë përfitim

Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 përfunduan me një humbje të thellë për Partinë Demokratike. Jo vetëm që “Çadra e Lirisë” nuk arriti të prodhonte rotacion pushteti, por ajo nuk solli asnjë avantazh elektoral për opozitën. Përkundrazi, PD doli më e dobët, ndërsa mazhoranca socialiste fitoi një mandat të qartë qeverisës.

Ky aksion u pasua nga një seri veprimesh kaotike që e thelluan krizën e opozitës, siç ishte djegia e mandateve parlamentare dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, të cilat i lanë pushtetin lokal pa garë dhe e përjashtuan PD-në nga institucionet për një periudhë të gjatë. Në retrospektivë, “çadra” u shndërrua në preludin e një cikli vetëpërjashtimi politik.

Berisha kundër Bashës: “Çadra” si simbol pazari dhe shitjeje

Pas vitit 2021, kur Berisha nisi lëvizjen e tij të njohur si “Foltorja”, çadra e vitit 2017 u rikthye në akuzë për Lulzim Bashën. Berisha e portretizoi atë aksion si model të “pazarit” me Ramën dhe si dëshmi të “shitjes” së opozitës nga Lulzim Basha. Sipas kësaj narrative, marrëveshja e majit 2017 nuk ishte kompromis politik, por tradhti ndaj demokratëve.

Ironia politike qëndron në faktin se sot, në diskursin dhe praktikat e PD-së nën drejtimin e Berishës, po rishfaqen ide të ngjashme, siç është ideja e protestës së zgjatur, retorika e bojkotit dhe rikthimi i simbolikës së “qëndresës” jashtë institucioneve.

Një pyetje që militantët e Berishës nuk duan ta dëgjojnë

Fakti që Partia Demokratike vazhdon të qarkullojë rreth ideve të tipit “çadër”, “bojkot” dhe “presion i përhershëm në bulevard” sugjeron se modeli i vitit 2017 nuk paska qenë thjesht një shpikje e Lulzim Bashës. Përkundrazi, rikthimi i tij sot ngre dyshimin se ky aksion ishte një strategji e imponuar, e konceptuar më herët dhe e trashëguar nga e njëjta frymë politike që sot e dënon publikisht.

Nëntë vite më pas, “Çadra e Lirisë” mbetet jo si simbol i fitores, por si një eksperiment i dështuar opozitar, ndërsa rikthimi i saj, në çfarëdo forme, ngre shqetësimin se Partia Demokratike po rrotullohet ende në të njëjtin rreth vicioz, pa nxjerrë mësime nga një nga humbjet më të rënda të historisë së saj politike.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

"SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

November 11, 2026
Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In