• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VIDEO) Nga shok ekipi me Ronaldon, në kantier ndërtimi. Rrëfimi i plotë i futbollistit

by Os De
23/10/2025 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-futbollisti Çëndrim Kameraj lindur në Luzern të Zvicrës, por me origjinë nga Kosova ka sqaruar videon që u bë virale në rrjetet sociale, ku ai shihej duke punuar në një kantier ndërtimi, edhe pse dikur stërvitej me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo. 

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Në kohë reale”, nën moderimin e Flori Gjinit, ai tregoi se videoja ishte pjesë e një detyrimi praktik i punës aktuale ku ai punon dhe jo prezantim i profesionit të tij. 

“Videon që kam publikuar në rrjete sociale e kemi pasur obligim të shkojmë të punojmë një ditë në kantier, për të ditur si është puna atje dhe për t’ia ditur vlerën. Kemi bërë video për t’ia treguar shefit që jemi në punë. Të gjithë, target, kemi bërë nga një video individuale dhe në fund kemi bërë edhe një video bashkë,” shpjegoi Kameraj. 

Ai shpjegoi se është shkëputur nga futbolli për shkak të problemeve me gjurin, pas pesë ndërhyrjeve kirurgjikale. Megjithatë, ai tha se ka vendosur të qëndrojë pranë futbollit, kësaj radhe si trajner. 

“Jam shkëputur nga futbolli sepse kam bërë pesë ndërhyrje në gju. Në fillim nuk doja të kisha më lidhje me futbollin, por më thanë që është gjynah ta hedhësh atë eksperiencë. Tani kam vendosur të bëhem trajner dhe jam duke u diplomuar,” tha ai. 

Kameraj kujtoi me nostalgji kohën e tij te Juventusi dhe mundësinë e rrallë për t’u stërvitur me Cristiano Ronaldon. 

“Ka qenë një kohë shumë e mirë. Besoj se të gjithë e kanë ëndërr ta shohin Ronaldon, unë kam pasur mundësinë të stërvitem me të. I kam thënë që jam shqiptar, por në Itali më thonin që jam zviceran. Kosovën dhe Shqipërinë i dua shumë, janë dy shtete që i ndjej si të miat. Jam krenar që jam shqiptar,” tha Kameraj. 

Ish-lojtari tregoi se kontratën me Juventusin e kishte për tre vite, ndërsa më pas mori hapin për t’u bashkuar me kombëtaren e Zvicrës. 

“Ftesa më erdhi pasi shpeshherë kisha luajtur me kombëtaren e Zvicrës. Aty vijnë skautët që ndjekin lojën, dhe prej aty më erdhi oferta nga Juventusi. Fillimisht mendova se ishte ftesë e rreme, por më pas më thirrën. Ronaldo është shumë njeri i mirë, ndonëse në rrjete sociale duket si mendjemadh. Prej tij mëson shumë,” tha më tej ai. 

Kameraj tha se ëndrra e tij për të jetuar me futbollin vazhdon. “Kam pasur ëndërr të luaja me Real Madridin, por tani që nuk mund të luaj më, ndoshta do ta realizoj si trajner,”  tha ai. 

 

Next Post
Një show i shëmtuar talebanesk

Një show i shëmtuar talebanesk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com