• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një show i shëmtuar talebanesk

by Ylli Manjani
23/10/2025 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani 

Ju kërkoj ndjesë që po marr vëmendjen tuaj përsëri për çështje të etikës zyrtare të institucioneve të drejtësisë, por budallëqet nuk kanë të sosur. 

Pashë tani një video në youtube të ceremonisë së betimit të magjistratëve të rinj. Ishte një sallë që ngjante si klasa talebanësh nga ku dilnin një e nga një fakirët e rinj për të vënë dorën diku, që dreqi e di se ku dhe, thonin “betohem”. 

Pashë prezent kryetarin e KLGJ, që vrasja e Astrit Kalasë i del aksident në punë; kryetaren e KLP që i merrej goja, ndoshta ngaqë nuk ka staf ti shkruajë fjalimet; drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, që tashmë ka marrë pamjen e Kodit të Ri Penal.  

Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magjistratëve. Po mesa duket, asnjëri prej drejtuesve që përmenda më lart nuk i pëlqejnë kritikat që u kanë ardhur nga kryetari Sadushi. 

E kur nuk të pëlqen kritika ç’kuptim ka etika..! Punë e madhe se Gjykata e Lartë është përfaqësuese e pushtetit gjyqësor. E ç’është kushtetuta…!? Hë u lumsha, more drejtues të qeverisë së drejtësisë! 

Nejse, i lemë mënjanë sherret që kanë me veten, po ajo ceremoni ishte vizualisht turp dhe zyrtarisht skandal. 

Betimi është akt solemn që bëhet përpara KLGj ose KLP sipas rastit, ku ato janë në një mbledhje zyrtare të rregullt, jo të ftuar në një sallë koti! Pra betimi i gjykatësve bëhet në sallën e mbledhjeve të KLGJ përpara të gjithë anëtarëve të mbledhur aty. Njësoj edhe për prokurorët, por kjo procedurë bëhet në KLP. 

Patjetër që ftohen dhe të tjerë, dhe ftohen të gjithë edhe ata që kritikojnë. Por betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me protokollin zyrtar. 

Talebaneske ishte ai show me thënë të drejtën. Po të kishte gojë ligji, etika zyrtare dhe solemniteti kështu do e quante atë ceremoni. Më mirë të mos e bënin fare. Ta bënin si në pandemi me postë. Po ajo ishte turp! 

Next Post
“SHBA nuk flet më me formula, por me gjuhë të prerë”, Boçi për raportin e DASH: Kutia e Pandorës është hapur!

Raporti i OSBE/ODIHR, Boçi: Zgjedhjet duhet të përsëriten, Shqipëria ka nevojë për qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In